• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nga Gjermania: BE për Shqipërinë nuk shihet si bankomat! Bashkimi i Europës, domosdoshmëri

by A M
08/05/2024 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimin Evropian, ku u shpreh se BE konsiderohet si bankomat, ndërsa theksoi se për Shqipërinë nuk shihet si diçka e tillë, por “si një parametër paqeje, tolerance e sigurie mbështetur në vlera.”

Kreu i qeverisë më tej u ndal tek integrimi i Shqipërisë në BE, ku vuri theksin te detyrat që Shqipëria duhet të përmbushë për t’u bërë vend anëtar, ndërsa shtoi se me agresionin rus nga Ukrainës, qëndrimi i BE ndaj Ballkanit perëndimor ndryshoj më mirë.

“Bashkimi i Evropës është një domosdoshmëri”, theksoi ai.

Ndër të tjera, Rama u shpreh se për Shqipërinë për të qenë pjese e BE është të jesh pjesë e një bashkësie paqeje bashkëpunimi dhe sigurie.

“BE perceptohet si bankomat, për ne nuk ka të bëjë me paratë, por me një parametër paqeje mbështetur në vlera, parametër tolerance, sigurie mbështetur në në vlera. Po bëjmë maksimumin”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se “gjithmonë besoj se është koha të mendojmë dhe për një status të ri për vendet që janë proces bisedimesh, që do të ishte status i vëzhguesit, pa të drejtë votimi, por pjesëmarrjeje në të gjitha zyrat e BE.

Edi Rama: Çfarë në fakt e bën BE-në një rast unik, po kështu në historinë e hartave sepse është i vetmi entitet politik me një kufi të jashtëm që kufizon vetveten me pjesën tjetër të tij dhe një kufi i brendshëm që kufizon në vetvete 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Që të vish në Shqipëri pra, të duhet të dalësh nga BE, por të hysh në zemër të Europës. Kjo vlen edhe për morinë e emigrantëve që erdhën në Gjermani, sidomos gjatë krizës së madhe të refugjatëve të vitit 2015.

Iu desh të hynin në BE përmes Greqisë, të dilnin nga BE përmes Maqedonisë së Veriut, e të hynin sërish në BE përmes Kroacisë apo Rumanisë. Më duket po kështu se Ballkani Perëndimor është aty për të qenë dëshmitar se termi zgjerim s’ka të bëjë me zgjerimin, sepse kur merr peshë zgjerohesh, por kur të duhet të integrosh pjesë të stomakut me trupin, nuk zgjerohesh, bashkon.

Për t’u bashkuar me BE sigurisht duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, por njëkohësisht falë Putin BE kuptoi se aspekti gjeo-politik është shumë më tepër i dukshëm në vetvete se sa iu dukej, në momentin që gjithkush mendonte se luftërat nuk do ktheheshin kurrë në Europë, ndaj kur agresioni Rus nisi kandër Urkaines, qëndrimi i BE ndaj Ballkanit perëndimor ndryshoj më mirë.

Bashkimi i Evropës është një domosdoshmëri. Për të folur për Shqipërinë, ne kemi një histori mjaft të veçantë dhe unike, e pakrahasueshme me historinë e ish-vendeve të tjera komuniste. Sepse ishim të izoluar si nga Lindja ashtu dhe Perëndimi. Ishim një Kore Veriu në mes të Europës për shumë e shumë vite. U bëmë i vetmi vend që pas rënies së komunizmit, nuk kishte një parti komuniste, ende nuk e kemi një. Izolimi ynë tejet i dhimbshëm na bëri ndërkohë të jemi ai vend që sot mbështetur në barometrin e BE, vendi më pro-europian, përfshirë dhe Gjermaninë.

Për ne për të qenë pjese ë BE është aq e thjeshtë, aq thelbësore siç ishte për ata që ndërtuar BE. Për të qenë pjesë e BE për ne të jesh pjesë e një bashkësie paqeje bashkëpunimi dhe sigurie. BE perceptohet si bankomat, për ne nuk ka të bëjë me paratë, por me një parametër paqeje mbështetur në vlera, parametër tolerance, sigurie mbështetur në në vlera. Po bëjmë maksimumin.

Ndërkohë që sfida dhe kriza tejet të vështira në shfaqen jo me zgjedhje, por sepse ndodhin, ashti si pandemia dhe lufta në Ukrainë, dhe BE ka instrumentet për të zbutur pasojat mbi vendet e veta anëtare, ne që jemi në mes të Europës nuk i kemi këto instrumente. Dhe gjithë këto paketa, programe të mëdha për të nxitur ekonominë, për të mbështetur tranzicionin e gjelbër, për t’u përballur me tranzicionin e ekonomisë, e mbajtën në ekuilibër BE, ndërsa ne nuk mund të kishim akses të menjëhershëm në vaksina dhe pse ishim në zemër të Europës.

Ne hamë Europë, pimë Europë, flasim me Europën, zgjohemi me Europën, ndërkohë që jemi si peshku pa ujë ndërkohë që njerëzit po vdisnin. Ndaj gjithmonë besoj se është koha të mendojmë dhe për një status të ri për vendet që janë proces bisedimesh, që do të ishte status i vëzhguesit, pa të drejtë votimi, por pjesëmarrjeje në të gjitha zyrat e BE.
Nuk besoj në nxitimin drejt anëtarësimit të plotë. Të nxitosh është diçka që nuk ndodh. Kjo do të ishte e keqja për ne, sepse na duhet të bëjmë të gjitha detyrat e shtëpisë.

Të ndërtosh shtete europiane, që funksionojnë mbështetur në sundimin e ligjit, mbështetur në institucione nuk është për të kënaqur Angela Merkel apo Olaf Scholz apo për të kënaqur Urusla von der Leyen apo kujtdo tjetër. Kjo ka të bëjë me interesat tona dhe fëmijët tanë, ndaj duhet t’i bëjmë këto detyra shtëpie.

Të nxitosh është njësoj si ti japësh dikujt patentën pa mbaruar kursin e lejes së drejtimit dhe pastaj ta përballesh me rrezikun që të përplaset rrugës.

Next Post
Ikën Agalliu dhe Pampuri, Salianji e Vokshi nënkryetarë/Ndryshimet në Kryesinë e Grupit Parlamentar të PD

Ikën Agalliu dhe Pampuri, Salianji e Vokshi nënkryetarë/Ndryshimet në Kryesinë e Grupit Parlamentar të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

February 27, 2026
Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

February 27, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

U shkarkua nga posti i Ministres së Jashtme, reagon për herë të parë Elisa Spiropali: Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim

February 27, 2026
Krijohet Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes, ministri Vengu: Jemi trajnuar nga aleatët amerikanë

U shkarkua si ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Ishte privilegj ta udhëhiqja këtë ministri!

February 27, 2026
Tentativë vrasje për hakmarrje, ja me sa vite burg dënohen dy autorët në Fier

Tentativë vrasje për hakmarrje, ja me sa vite burg dënohen dy autorët në Fier

February 27, 2026
Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin! Nga fustani tek unaza, zbulohet detaje nga dasma e tyre

Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin! Nga fustani tek unaza, zbulohet detaje nga dasma e tyre

February 27, 2026
Tentuan të vrisnin Marius Hasallën në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin

Tentuan të vrisnin Marius Hasallën në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin

February 27, 2026
Presidentja e RMV në krah të Begaj: Bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes

Presidentja e RMV në krah të Begaj: Bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes

February 27, 2026
Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis

Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis

February 27, 2026
Detaje nga vdekja e 17-vjeçarit/ Adoleshenti shkoi në shtëpi i plagosur me thikë në kraharor më pas vëllai e çoi në spital, çfarë ndodhi me shokun e tij?

Detaje nga vdekja e 17-vjeçarit/ Adoleshenti shkoi në shtëpi i plagosur me thikë në kraharor më pas vëllai e çoi në spital, çfarë ndodhi me shokun e tij?

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In