Pas Lushnjës, ndalesa e radhës për kryeministrin Edi Rama ishte Fieri ku u zhvillua Asambleja e radhës e Partisë Socialiste. Ashtu si dhe në takimet e tjera tashmë të zhvilluara në tur, në fokus ishte avancimi i kësaj qeverie në përmbushjen e objektivave për qytetarët, nga rritja e pagave, pensioneve, njohja e vjetërsisë në punë për të vijuar më pas te rritja e investimeve dhe më gjerë.
“Na është dukur realisht e domosdoshme që të ndajmë me ju edhe me të gjithë PS dhe mbështetësit, inflamacionet dhe këndvështrimet mbi çështje që na interesojnë të gjithëve. Siç ju e dini mbulohen përditë nga tymi, na balta, nga llum i gjithë gënjeshtrave, akuzave, thashethemeve që fabrikojnë pasqyrat e kanaleve dhe të portaleve duke praktikisht synuar në vijimësi të tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe mundësisht ti çorodisin për gjëra që janë të rëndësishme, siç është procesi i negociatave në BE.
Sot kemi hapur një faqe të re me indektisimin e pagave. Nuk kemi pasur mundësi ta bëjmë më para. Janë rezultate që është punuar dhe është dashur durim. Sot ne nuk e kemi më sëkëlldinë kur gjendesha në salla si kjo dhe çohej një pensionit dhe thonte po ne kur do na rritet pensioni. Ne e dinim që pensionet ishin shumë të pamjaftueshme”, tha Rama.
Kryeministri foli dhe për çështjen e korrupsionit dhe për akuzat që vijnë nga opozita duke thënë se korrupsioni në Shqipëri nuk bën ligjin, por që patjetër ka vend për adresim të fenomenit.
“Ajo që dëgjoni ju të tërë, unë në fakt nuk është se nuk dëgjoj, por kam fituar ca kakteristika nga halli që shumë pak më mbeten në vesh. Shumë dëgjojnë, mërziten e neveriten nga mëngjesi deri në darkë, korrupsioni, korrupsion. Pyetja e thjeshtë që i duhet bërë çdo njeriu që ka nevojë të dijë të vërtetën që është i interesuar të dëgjojë është, si është e mundur që ky korrupsioni është rritur si asnjëherë më parë ndërkohë që ekonomia është rritur si asnjëherë më parë? Ndërkohë janë rritur pagat, indeksohen pagat, paguhet vjetërsia në punë, po rriten pensionet, rriten investimet.
Problemet me korrupsionin janë probleme që duhet të adresojmë, por në Shqipëri nuk e bën ligjin korrupsion dhe nuk dikton. Përballem me këto me fakte, me thashetheme, me gjyqe publike është e vështirë t’ia dalësh. Janë histori të rënda që lidhen me interesa, këndvështrime. Të fitosh 83 mandate, normal që ata që ata që nuk i kemi përballë, por ata që i kemi nga mbrapa, natyrisht që ndihen keq dhe përpiqen të gjejnë arsye në hava se përse fitojmë ne”, tha Rama.
Pas përfundimit të takimit me qytetarët e Fierit, kryeministri Edi Rama është nisur drejt Vlorës ku do të vijojë me turin e takimeve ‘Punët për Shqipërinë’. Takimi pritet të mbahet ditën e hënë në orën 11:00 në Pallatin e Kulturës ‘Labëria’, ndërsa në axhendë është parashikuar dhe një takim me përfaqësues të bizneseve të qytetit. Sipas informacioneve, Rama do të inspektojë fillimisht Bulevardin e Palmave, për të vijuar më pas me shëtitoren në Plazhin e Vjetër.











