• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nga Azerbajxhani: Synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë

by A R
01/03/2024 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, si i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, si edhe për të diskutuar për ecurinë e projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në këtë samit, kryeministri Rama është shprehur se synohet që të ndërtohet një qendër e gazit natyror në Vlorë në bashkëpunim me partnerët.

“Po kërkojmë të ecim para drejt projektit të gazifikimit të vendit dhe e kemi nisur këtë proces gazifikimi duke shkuar kundër asaj që në historinë tonë na ishte privuar. E vlerësojmë shumë këtë kapitull të ri në procesin tonë të zhvillimit. Duke u mbështetur në përvojën e suksesshme të bashkëpunimit me TAP-in, në bashkëveprim me partnerët tanë, synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë, një qytet kyç bregdetar në jug të Shqipërisë”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Kryeministri Rama është shprehur se Korridori Jugor ka ndryshuar jetë dhe e ka bërë Evropën më të sigurtë teksa ka shtuar se gazi i Azerbajxhanit së shpejti do të bëhet thelbësor për jetën tonë.

“Nuk do të jem më i përulur se sa kaq nga mikëpritja që më është ofruar sot dhe nuk mund të ndihem më i nderuar nga fjalët që presidenti përdori për të përshkruar natyrën mes marrëdhënies mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë dhe marrëdhënies tonë personale. Vite më parë, presidenti tha që Korridori Jugor përcakton një format unik të bashkëpunim do të shtrihet masivisht në shumë fusha të tjera. Kjo rrugë e re e energjisë, Korridori Jugor është shndërruar në një urë bashkëpunimi intensiv duke sjellë institucionet me një format që vetëm sa shton dëshirën dhe mundësitë që ofron. Sot, ky format është shndërruar në një urë, një urë ku pjesë e re përbërëse është bërë edhe dimensioni i energjisë së gjelbër. Sot jemi dëshmitarë se Korridori Jugor ka ndryshuar jetë dhe e ka bërë Evropën më të sigurtë. Korridori Jugor do të mbetet një prej burimeve të pakta të qëndrueshme dhe konkurruese të transportimit të gazit që vjen. Me për qindjen e gazit rus që po bie, së shpejti në 0 për qind, gazi i Azerbajxhanit, thelbësor për të ardhmen tonë”, u shpreh Rama.

/a.r

Next Post
Alijev pret Ramën në Baku: Thellojmë bashkëpunimin në fushën e energjisë!

Alijev pret Ramën në Baku: Thellojmë bashkëpunimin në fushën e energjisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

February 22, 2026
Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

February 22, 2026
Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

February 22, 2026
Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

February 22, 2026
Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

February 22, 2026
Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

February 22, 2026
“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

February 22, 2026
Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

February 22, 2026
Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In