• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Nëse Vlora nuk thyen rekord më 11 Maj, turpi do jetë i burrave që nuk shkojnë në votime

by A R
27/04/2025 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer etiketimeve për burrat, pas bujës që bëri në opinionin publik, termi çyryk që ai përdori për t’ju referuar 50% të gjinisë mashkullore në një takim elektoral në Dibër pak ditë më parë.

Këtë herë në Vlorë, Rama ua la fajin paraprakisht si njollë burrave të këtij rajoni, nëse siç tha ai më 11 Maj qarku bregdetar nuk thyen një rekord elektoral me vota për Partinë Socialiste dhe besimin për të futur Shqipërinë në BE.

“Në 11 maj ka një mesazh për vlonjatët, gjithë Shqipëria ka probleme, të gjitha qytetet e Shqipërisë kanë probleme, por unë ju them që në çdo qytet që unë shkoj më thonë a do bëhet edhe qyteti ynë si Vlora. Unë di një gjë: ‘Nëse ka zgjedhës burra dhe djem që në ditën e votimit duhet të shkojnë të votojnë janë burrat dhe djemtë e Vlorës, dhe pastaj patjetër dhe gratë dhe vajzat’. Nëse doni më shumë për Vlorën unë dua më shumë nga Vlora në 11 maj. Kam bindjen absolute, nëse Vlora përtej të gjitha të tjerave, mbahet për sensin e historisë, duhet të provoni sensin e keni dhe sot ku në 11 maj shqiptarët shkojnë në takim me historinë. Në 11 maj PS, do fitojë në gjithë Shqipërinë, në disa qarqe do thyejë rekord. Në zgjedhjet për Europën, nëse Vlora nuk thyen rekord, do jetë turpi i gjithë atyre burrave që nuk shkojnë në votime”, tha Rama.

Kreu i mazhorancës nënvizoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është e vetmja garanci për të mos cenuar barazinë përpara ligjit dhe rikujtoi se “shpatën” e ndëshkimit të drejtë Prokuorisë së Posaçme ia la në duar forca politike që ai drejton.

“Shqipëria sot nuk është po ajo që ishte, drejtësia në Shqipëri nuk është po ajo që ishte. Altin Dumani dhe të tjerë që janë bërë pjesë e këtij momenti të ri të drejtësisë, aty ishin por ishin të çarmatosur. Ajo që bëri PS, ajo që bëri shumica jonë në parlament dhe qeveri falë mbështetjes që mori nga populli është historike. Duke i dorëzuar shpatën drejtësisë, morëm të gjitha kostot që do vinin. Kjo është arsyeja kryesore përse shqiptarët edhe përtej kufijve duhet të mbështesin këtë forcë politike. Sepse sot për sot i vetmi garant për këtë është PS. Unë ju them të gjithë atyre që kanë një votë, të gjithë prindërve, që nëse doni t’u jepni fëmijë tuaj një gjë që prindërit tanë nuk na e dhanë dot, keni mundësinë ta bëni duke ju dhënë pasaportën europiane. Ajo pasaportë, vjen si rezultat i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kjo është e vetmja garanci dhe le të vijë kush të dojë në qeveri në Shqipëri dhe nuk e cenon dot më barazinë para ligjit”, deklaroi Rama.

Next Post
Publikohen pamjet e varrit të Papa Françeskut në kishën ‘Santa Maria Maggiore’ në Romë

Publikohen pamjet e varrit të Papa Françeskut në kishën ‘Santa Maria Maggiore’ në Romë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

December 26, 2025
Donald Trump: Një gjë e madhe bllokoi arritjen e marrëveshjes me Putin (por nuk e tregon cila ishte)

“Protestat e PD janë si funeral”, Spahiu: S’kanë rrëzuar dot kurrë një qeveri! Partitë e vogla kanë…

December 26, 2025
Bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë nga protestat, policia shqiptare: Lejohen të qarkullojnë vetëm…

Bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë nga protestat, policia shqiptare: Lejohen të qarkullojnë vetëm…

December 26, 2025
Mot i tërbuar në Kaliforni: Stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë tre viktima

Mot i tërbuar në Kaliforni: Stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë tre viktima

December 26, 2025
Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Trafiku në ditët e fundvitit – Shtohet fluksi i mjeteve, Policia Rrugore njofton masat

December 26, 2025
SHBA-të i refuzojnë vizën, një prej europianëve të ndaluar dërgon administratën e Trump në gjyq

SHBA-të i refuzojnë vizën, një prej europianëve të ndaluar dërgon administratën e Trump në gjyq

December 26, 2025
Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit

Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit

December 26, 2025
Analizë | Amerika, “luftë të ftohtë” ndaj Europës për teknologjinë

Analizë | Amerika, “luftë të ftohtë” ndaj Europës për teknologjinë

December 26, 2025
Ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)

‘Gërdeci’, prova e SPAK për Shkëlzen Berishën/ Juristja: Të gjitha tentakulat të çojnë te familja Berisha

December 26, 2025
Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com