• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Nëse kriminelët do i kundërvihen policisë me armë, do marrin përgjigjen që meritojnë!

by Java News
26/03/2018 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryeministri Edi Rama ka bere te qarte sot ne nje takim me forcat e policise se kushdo qe do te ngreje doren dhe armen ndaj policise dhe nese kriminelet zgjedhin te mos ulin armet por t’i kundervihen policise, do te marrin pergjigjen e merituar. Kete deklarate Rama e beri duke ju referuar edhe ngjarjes ne Fier ku nje grabites mbeti i vrare si pasoje e sulmit me arme qe ai u beri forcave te policise. Ne kete takim me policine ku eshte i pranishem edhe Ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj, ishin prezent edhe 5 policet e Fierit qe u perballen me arme me banden e grabitesve. “Ne nuk duam asnje humbje jete. Por nese keqberesit kane zgjedhur te ngrene armet kunder policise do te mertojne fundin qe meritojne”, ka theksuar Rama.

Sakaq, ai zbuloi se ishte kjo patrullë e cila disa javë më parë gjatë një ndjekje ndaloi dhe arrestoi grabitësit e një pike këmbimi valutor në Fier ku mbeti i vrarë një person.

“Ishte po kjo patrullë që u angazhua në një ndjekje me shpejrësi të lartë sa arrestoi grabitësit e armatosur që i mori jetën një qytetari. Janë të tillë heronj, heronj të përditshmërisë së punës së policisë së shteti që nuk i njohim se nuk shfaqen nëpër ekrane apo gazeta, që cdo ditë , dhe cdo natë, zhvillojnë një betejë të pabarabartë, se është krimi që vendos vendin, kohën dhe mënyrën e përballjës, është gatishmëria dhe aftësia e mbështetur nga kurajo dhe ndershmëria që përcakton fatin e betejës së pabarabartë”.

Xhafaj: Fieri të bëhet mësim për këdo që mendon të ngrejë dorë mbi policinë

Ndersa Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nga ana e tij ka shprehur mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit që mes plumbave mbrojtën të moshuarit në Fier që tentuan të grabisin një familje.

“Më lejoni të shfaq vlerësimin maksimal për ndërhyrjen e menjëhershme të policisë që ishte duke vigjiluar dhë ndërhynë në një orar krejt të pazakontë.

Kjo të bëhet mësim për këdo që mendon të ngrejë dorë mbi punonjësit e policisë së shtetit.

Çdo kriminel që e përfytyron këtë pa disikuim do duhet të përballet në zbatim të ligjit me reagimin flakë për flakë.

Koha kur kriminelët conin dorë mbi policët dhe nuk u hynte gjëmbë në këmbë ka përfunduar. Duam polici të ndershme, të aftë të mbrojë dhe veten kur kërcënohet nga krimi.

Patrulla u përball me një zjarr të dendur nga disa kriminelë të papërgjegjshëm.

Policia ka zbardhur të gjitha ngjarjet e fundit kriminale por edhe ka kapur autorët, kjo tregon se policia është shkëputur nga krimi”, tha Xhafaj.

Xhafaj ka theksuar edhe rëndësinë e nisjes së zbatimit të reformës në drejtësi.

“Përtej dyshimit të mosbesuesve për fatin e keq të atyre që u përpoqën ta bllokonin, reforma në drejtësi po fillon të funksionojë. Garantojmë se policia do jetë në vijën e parë të frontit si e parashikon ligji dhe së bashku me prokurornë dhe agjencitë e reja ligjzbatuese do godasë me forcën e ligjit paligjshmërinë”.

Next Post
Odegaard: Unë do kthehem sërish te Real Madrid

Odegaard: Unë do kthehem sërish te Real Madrid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In