• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në “Sky News”: Britanikët të mos kenë frikë, nuk i pushtojmë, pyesni gjermanët

by Java News
26/04/2016 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Editoriali plot ironi i kryeministrit Edi Rama për gazetën “The Times” ka ngjallur interesin e medias britanike. Në një lidhje direkte nga Tirana me televizionin “Sky News”, në emisionin politik “Tonight” të Adam Boulton, kryeministri u pyet për debatet që ka ngjallur në Britani deklarata e ministrit të Drejtësisë, Michael Gove, që sugjeronte se Britania mund të braktiste partneritetin e saj me Europën e ta zëvendësonte atë me një partneritet jashtë BE-së me Shqipërinë.

“Duke njohur e respektuar inteligjencën e zotit Gove, unë u surprizova. Duket diçka shumë e çuditshme për mua, që zoti Gove po fliste për një konfederatë të tillë dhe si model, ai solli atë që ne shqiptarët nuk e pëlqejmë, pasi ne duam të jemi pjesë e BE-së. Ne nuk duam të vuajmë jashtë BE-së nga kushte të tjera që kjo situatë sjell. Më duket shumë e çuditshme, që vendi i Churchillit, me një prej shoqërive më të jashtëzakonshme në Europë dhe në botë, është përfshirë në debate për ta lënë ose qëndruar në BE, duke harruar gjërat thelbësore në këtë debat, pasi BE-ja u ndërtua si një projekt i madh i paqes”, tha Rama.

Adam Boulton e pyeti kryeministrin, përse kjo dëshirë e madhe e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së, në një kohë kur Greqia fqinje u fut në krizë.

“Faktet dhe e vërteta nuk janë aq të thjeshta. BE-ja është forca udhëheqëse kur flasim për reformat. Shikoni vendin tim, shikoni Ballkanin. Nëse Greqia vuajti atë që vuajti, nuk ishte pse BE-ja ka probleme ekonomike, por sepse reformat nuk ishin përmbushur dhe se kishte plot gjëra të pavërteta, që ia ushqyen vetes e më pas u përballën”, tha Rama.

Për frikën britanike të dyndjes së shqiptarëve në shtetin ishull, pasi Shqipëria të jetë anëtare e BE-së, Rama dha këtë përgjigje:

“Nuk është se një ditë ju do të kemi miliarda e miliarda shqiptarë, që do të fluturojnë në qiejt britanikë, duke iu pushtuar njësoj si në filmat fantastiko-shkencorë. Jo, jo. Shqiptarët, serbët dhe të tjerët në këtë rajon për shumë vite kanë një regjim të lirë vizash, duke lëvizur në Europë, por pyesni gjermanët, francezët, danezët e të tjerët, nëse ata kanë parë qiejt e tyre të pushtuar nga ‘shqiponjat e zeza shqiptare’, duke u ndalur atje e duke sulmuar popullatën. Kjo është e pakuptimtë, tërësisht e pakuptimtë. Nuk e imagjinoj dot, sesi shoqëria juaj mund të orientohet në këtë debat shumë fëminor”, u shpreh Rama. TCh


Next Post

Festa për lindjen e nipit kthehet në tragjedi, 26 viktima nga ëmbëlsirat e helmuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In