• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në “shtëpinë e armikut” të negociatave: Mos jini vetëm të rreptë, por edhe të drejtë

by A R
28/05/2018 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të flasë në mediat holandeze sa i përket gatishmërisë së Shqipërisë për çeljen e negociatave.

Duke komentuar për “de Volkskrant”, kreu i ekzekutivit shprehet se hapja e biseidmeve do ta ndihmonte Shqipërinë pasi do të nxiste një punë më të madhe për reformat.

Holanda njihet si një nga vendet skeptike për çeljen e negociatave të Bashkimit Evropian me vendin tonë.

Por ja çfarë shkruan sot Volkskrant.nl

Sipas eurodeputetes Kati Piri dhe drejtuesit te PVDA-së Lodewijk Asscher, Shqipëria nuk është gati për tu anëtarësuar në BE.

Kjo është e saktë, thotë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Megjithatë, negociatat për anëtarësim janë një “shtysë që Shqipëria të punojë më fort dhe të ketë më shumë rezultate në reforma.”

“Vendet e Ballkanit nuk janë gati për BE-në’, shkruan Lodew Asscher në De Volkskrant më 15 Maj.
Më pas ai numëron një listë të gjatë problemesh për të mbështetur argumentin e tij. Kjo është e nevojshme. Sepse ne jemi dakort me të: Shqipëria nuk është ende gati për BE-në.  Kjo mund të ndodhë vetëm pasi ne të kemi plotësuar 100% të kritereve strikte për anëtarësim.
Përfundimi i z. Asscher jo vetëm është i parakohshëm edhe nuk i qëndron thelbit. Anëtarësimi në BE nuk aspak është tema e ditës. Në vizionin tonë për të ardhmen e Shqipërisë themi: rruga është shumë më e rëndësishmë se sa destinacioni. Ajo që ne duam në të vërtetë është çfarë do çdo shtet: paqe jetëgjatë, stabilitet dhe, mirëqënie për popullin tonë.
Rekomandimi i fundit i Komisionit Europian për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë nuk do të thotë anëtarësim në BE por një terapi e re dhe më e rëndë reformash dhe pune të përqëndruar te rezultatet.  Me negociatat për anëtarësim, Shqipëria do të ketë mjetet për të drejtuar procesin e reformave si duhet dhe Hollanda dhe Europa do të kenë kontroll më të fortë mbi këtë proces, si nga ana ligjore, ashtu edhe nga ana politike.

Ne jemi të bindur që ai proces i ashpër, i vështirë e i gjatë që paraprin një anëtarësim të mundshëm në BE është mënyra më e mirë për të arritur rezultatet e nevojshme, së pari për fëmijët tanë dhe më pas për të marrë dritën jeshile të anëtarësimit, një ditë në të ardhmen. Duke punuar së bashku. Në Shqpiëri. Në rajon. Dhe me miqtë tanë në Europë. Për tu siguruar që mund të zbatojmë reformat e vështira që janë të nevojshme.

Në fushat e qeverisjes, sundimit të ligjit, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Thënë ndryshe:  është pikërisht procesi i gjatë e i rreptë i anëtarësimit që mund të sjellë atë që z.Asscher kërkon të shohë. Ne i kuptojmë shqetësimet e Shteteve Anëtare.

Ne i kuptojmë dinamikat politike të brendshme dhe shqetësimet vendore. Ne e pranojmë pozicionin “e rreptë dhe të drejtë” të Hollandës. Të mos gaboheni: ne e marrim procesin e anëtarësimit me seriozitet të plotë. Qëllimi ynë është plotësimi 100%. Dhe jo vetëm sepse kjo kërkohet, por së pari sepse ne besojmë 100% përputhje i detyrohemi brezit të ardhshëm të shqiptarëve.

Gjithashtu i them z. Asscher dhe kolegëve të tij, në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë bërë punën më të vështirë dhe kanë sakrifikuar gjatë rrugës drejt së ardhmes, mos jini vetëm të rreptë, por jini edhe të drejtë.
Ne po zbatojmë tashmë reforma në një shkallë të paprecedentë për negociatat para-anëtarësuese. Kjo vjen nga faktet dhe provat e punës së lodhshme. Refuzimi që të na jepet ne një recetë për terapinë e bisedimeve të anëtarësimit nuk është përmirësim për situatën e as nuk i bën gjërat më të drejta.
Sado ambiciozë jemi, nuk ia dalim dot vetëm. Le të jemi në këtë udhëtim sa më të bashkuar të mundemi. Që t’i japim mundësinë më të mirë për sukses. Jo vetëm për të mirën e Shqipërisë, por edhe për të mirën e Europës.
Next Post
Albert Veliu u ekstradua në vitin 2013 nga Italia, ja komunikata e policisë

"Veliu iku përmes Viçidolit, kërkoi azil në Kosovë, zyrtari i PD e ndihmoi të arratisej"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com