• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama në Shënkoll, premton ngritjen e rrjetit të vaditjes për të gjitha tokat e punueshme

by
03/06/2015 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e sotme në Shënkoll për t’u takuar me banorët e kësaj zonë para zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.

Kreu i Ekzekutivit u ndal tek arritjet e qeverisë në këto 18 muaj qeverisje, ndërsa theksoi se tashmë për këtë zonë rreth 6200 hektarë janë nën ujë dhe kanë mundësi të vaditen. Teksa akuzoi qeverinë e kaluar se në Shënkoll rreth 93 për qind e tokave ishte lënë djerr, Rama premtoi para banorëve të bashkisë më të re se ata do kenë ujë për vaditje.

Me ndarjen e re administrative, bashkia e Lezhës ka nën administrim 18 mijë hektarë tokë të punueshme dhe pjellore, por që deri më sot vetëm një pjesë e vogël e saj vaditet.

Nga Shënkolli, kryeministri Edi Rama premtoi ngritjen e rrjetit të vaditjes për të gjitha tokat e punueshme në bashkinë e Lezhës në katër vitet e ardhshme.

Rama kërkoi votën për kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, ndërsa nënvizoi edhe ndryshimin mes ofertës së mazhorancës dhe asaj të opozitës, sipas tij.

“Bashkia e re e Lezhës ka 18 mijë ha tokë bujqësore. Deri 18 muaj më parë, nga këto 18 mijë ha, ujiteshin vetëm 1200 ha, dmth 16800 ha ishin pa ujë. Në vetëm 18 muaj ne e kemi çuar sasinë e tokës që ujitet 6200 ha. Nuk janë 18 mijë ha, janë më pak, por ama nëse ata që e kishin pushtetin aq shumëe lanë me 7 për qind të tokës prodhuese të ujitur dhe 93 për qind të tokës në djerr. Ne për 18 muaj e çuam në 6200, që do të thotë se në 4 vitet e ardhshme me Viktor Tushen, këtë shifër ta trefishojmë dhe ta bëjmë 18 mijë ha”, tha Rama.

Ndërsa deputetja e LSI-së në Lezhë, Monika Kryemadh, tha se  Shënkolli ka probleme me çertifikatat e pronësisë, duhet zgjidhje. “Jemi në një komunë që është shumë e madhe, por anonime për 25 vitet e tranzicionit në Shqipëri. Është një nga komunat më të pasura e më mikpritëse në vend, por ku kanë munguar investimet. Problemet dhe ankthi që kanë këta njerëz për të ardhmen e tyre, është e madhe. Kanë probleme me çertifikatat e tokës. Me këtë komunë është bërë si i ka dashur qefi sa i takon tokës, bregdetit”, tha Kryemadhi.

Next Post

Dalin dokumentet, ja si vodhi CEZ shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapet një segment i ri i Korridorit VIII / Karakaçi: Përmirësohet qarkullimi dhe siguria rrugore

Hapet një segment i ri i Korridorit VIII / Karakaçi: Përmirësohet qarkullimi dhe siguria rrugore

August 7, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

DETAJE / Sherri mes komshinjve për drutë, i moshuari në Roskovec humbi jetën pasi i biri u përfshi në konflikt

August 7, 2026
Vijojnë punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Investim modern për juglindjen

Vijojnë punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Investim modern për juglindjen

August 7, 2026
Meta gjobitet me 567 milionë dollarë për rrezikun e të miturve në platformat e saj

Meta gjobitet me 567 milionë dollarë për rrezikun e të miturve në platformat e saj

August 7, 2026
Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

August 7, 2026
Hiqet gjuha shqipe nga tabela në kufi, Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

Hiqet gjuha shqipe nga tabela në kufi, Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

August 7, 2026
Përfshihet nga flakët e zjarrit një banesë në Pogradec, shpëton mrekullisht familja

Zjarr i fuqishëm në një banesë dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

August 7, 2026
Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com