• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Shëngjin: Ky sezon turistik, më i pastri (VIDEO)

by A R
29/08/2018 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit që kanë investuar në turizmin e kësaj zone. Rama ka bashkëbiseduar me disa prej tyre, të cilët kanë treguar problemet por edhe arritjet gjatë këtij sezoni turistik. I shoqëruar nga ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, Rama ka thënë se e kupton vështirësinë e sipërmarrësve për të gjetur staf.

Biznesmeni nga Puka, i tha kryeministrit se problemi kryesor që ka sipërmarrja në këtë zonë është mungesa e krahut të punës. Një tjetër nga sipërmarrësit në fushën e turizmit, i pranishëm në takim, i ka thënë kryeministrit se gjendja vijon të jetë problematike me sjelljen e nënpunësve të administratës tatimore. Biznesmeni kërkoi vëmendje gjithashtu edhe për erozionin, që sipas tij, po merr përditë copa deti.

Pjesë nga bashkëbisedimi me sipërmarrësit:

Rama: Jam impresionuar nga çka dëgjova lidhur me planet e mëtejshme për punën e vështirë për të përgatitur stafin. Do të ishte mirë që të ndanim me ju, vështirësinë për të gjetur njerëz të gatshëm. Po e kaloj mikrofonin tek ju, një lezhjan dhe një nga Puka. Respekte, s’ndaj dot mes pukjanit dhe tropojanit.

Biznesmeni nga Puka: Kryeministri tjetër do ishte me pushime në Karaibe, ky është këtu. Ky është sezoni i parë turistik për ne. unë kam kompani ndërtimi, dhe këtë vit u morëm me turizëm. Mendoj se e ardhmja jonë është turizmi. Për hallet dhe shqetësimet që na kanë ndjekur, ju i dini vetë më mirë. Kemi probleme me krahun e punës. Pagat fillojnë nga 40.000 mijë lekë të reja e lart. Kjo është vështirësia kryesore, ne filluam tre muaj para që të kualifikonim punëtorët, e me trajnimin e tyre. I kemi paguar me pagë të plotë. Këtu thuhet s’ka punë, por ne jemi në hall. Papunësia në Shqipëri është zero, në mediat sociale dhe kudo ku shpallen vende pune, unë kam 50 vende të lira.

Biznesmeni 2: Po na ikin përditë copa deti. E di që duhen para, por po na ikën deti. Unë jam mbështetës i qeverisë suaj por s’jam servil. Ka probleme me administratën. Administrata tatimore s’ka pse bie forcën e saj këtu, por duhet të sjellë fjalën e shtetit.

Biznesmeni 3: Pushteti lokal është katastrofë. Dhera e plehra, hapësira është e ndotur, duhet parë një hallkë që për mua ka të metë. Turistët duan pastërti, se çmimet të lira janë. Duhen trotuarë me ndriçim. Mos e ndalni ritmin

Rama: Ditën kur s’do befasoheni nga veshja ime, dmth që unë duhet të bëj punë tjetër. Ky është i vetmi argëtim që kam. Së dyti s’jemi këtu për të thënë që u mbyll sezoni e as për të bërë bilanc suksesesh por për të vënë disa pika mbi “i”, e për atë që mund ta konsiderojmë sukses. Ju falenderoj që nënvizuat se kemi qenë në kontakt disa herë brenda vitit. Pavarësisht nga ajo që mund të mendohet nga ata që komentet i kanë si ajrin që thithin, ne mësojmë nga këto takime dhe bashkëbisedime. Së treti, ajo që thamë në fillim të sezonit është se duam një sezon më të pastërt dhe më të sigurtë. Besoj se ky ka qenë sezoni më i pastër, ka akoma probleme. Një prej tyre, është si të rrisim bashkëpunimin me bashkitë, pavarësisht asaj që ju thoni, kapaciteti i bashkive është po ai, por volumi i mbeturinave të jetë shumë më shumë. Prandaj, problem është kur ka mungesë dëshire, por s’jemi këtu për këtë. Nga konstatimet e vizitorëve ne kemi bërë në vazhdimësi kontakte, kemi patur shumë më pak ankesa për pastërtinë.

/b.d

Next Post
Komisioneri i BE-së paralajmëron Italinë për pagesën e kontributeve

Komisioneri i BE-së paralajmëron Italinë për pagesën e kontributeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

January 14, 2026
2 vite nga vrasja e Liridonës, krimi u porosit për 30 mijë euro!/ Familjarët mesazh prekës: Nuk mësohemi dot me mungesën tënde!..

Apeli në Kosovë ul dënimin për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj

January 14, 2026
Mbi 55 milionë viza “nën lupë”, DASH nis operacionin e madh të verifikimit

Preken edhe Shqipëria & Kosova? Vendimi i papritur nga SHBA, pezullim masiv i vizave për 75 shtete

January 14, 2026
Shqiptari shkon në Itali të trafikojë kokainë, dëshmia në Gjykatë para lirimit: E bëja për nënën e sëmurë në Shqipëri! Motra e ndarë dhe me..

Pronari qëllon për vdekje grabitësin 37-vjeçar, shokët e lanë të vetëm para derës së spitalit dhe…

January 14, 2026
Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

January 14, 2026
Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

January 14, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

DETAJE / Mbledhja e Ramës me Grupin Parlamentar të PS, të pranishëm do jenë edhe ministrat

January 14, 2026
Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

January 14, 2026
Rast tjetër evazioni/ Tatimet sqarojnë publikun për sulmin me lajmet e pavërteta

“Kanë ndryshuar fashat e pagave”, reagojnë Tatimet: Ja sa bëhet rroga minimale dhe ajo maksimale

January 14, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Shqipëria ka nevojë për amnisti politike! Mos na hapni barkun me..

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In