• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama në SHBA: Jemi vend pararojë në Europë me 50% gra dhe 50% burra në çdo këshill bashkiak

by Java News
28/09/2015 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rama në SHBA: Jemi vend pararojë në Europë me 50% gra dhe 50% burra në çdo këshill bashkiak

Rëndësia dhe roli i gruas në vendimmarrjen politike dhe publike në Shqipëri ishte thelbi i fjalimit, me të cilin ju drejtua Kryeministri Edi Rama Samitit “Global Leader Woman” në New York, i iniciuar nga Presidenti kinez, Xi Jinping.

“Një nga arritjet tona më të prekshme është rritja e përfaqësisë së grave në vendimmarrjet politike dhe publike. Aktualisht, përfaqësimi i grave në Parlamentin e sotëm shqiptar ka arritur në 21%, kurse në kabinetin që unë drejtoj gratë ministre janë 7 nga 19. Në zgjedhjet e fundit vendore, ne shkuam më tej dhe bëmë një hap gjigand përpara duke imponuar kuota për të gjithë këshillat bashkiakë. Tani, jemi shumë krenarë që jemi një vend që udhëheqim përmes shembullit në Europë, duke pasur 50% gra dhe 50% burra në çdo këshill bashkiak.”

Shqipëria, theksoi më tej në fjalën e tij Kryeministri, ka marrë angazhime të rëndësishme ligjore, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për të luftuar diskriminimin dhe për të promovuar barazinë gjinore. Qeveria shqiptare e ka vendosur barazinë gjinore në qendër të axhendës së saj dhe se një sërë arritjesh janë shënuar, por se ajo mbetet ende një sfidë për t’u çuar përpara.

“Unë do them shkurtimisht vetëm tre aspekte të sfidave me të cilat shoqëria shqiptare po përballet, duke premtuar në të njëjtën kohë një angazhim efektiv të të gjitha institucioneve përgjegjëse për zbatimin e tyre.

E para, fuqizimi ekonomik i grave, duke rritur dhe përmirësuar aksesin në kreditim, si edhe promovimi dhe zgjerimi i programeve të punësimit për gratë dhe vajzat. Duke ngushtuar, kështu, hendekun e papunësisë dhe duke rritur pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.

E dyta, parandalimi dhe ulja e dhunës kundër grave, dhe dhuna në familje, eliminimi i diskriminimit gjinor në arsim, shëndetësi, media, duke përforcuar mekanizmat ligjorë dhe institucionalë, si edhe përmirësimi i mekanizmave të monitorimit dhe vlerësimit.

Dhe e treta, rritja e pjesëmarrjes së grave në organizmat politikë dhe vendimmarrës, si edhe përfaqësimi qendror dhe vendor i grave në pozicione manaxheriale dhe profesionale në të gjithë organizmat e administratës publike, duke përfshirë pjesëmarrjen e grave në forcat policore dhe ato të armatosura.”, deklaroi Rama.

Next Post

Shtrenjtohet eksporti nga Kosova drejt Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com