• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Samitin e Komunitetit Politik Europian, Ben Andoni flet për forumin, ja si e komenton takimin

by S T
18/07/2024 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ben Andoni në rubrikën “Opinion” në News24 duke folur për vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Londër, atje ku po zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku ndër të tjera Kreu i Qeverisë është takuar edhe me homologun grek, tha se “ky forum po përdoret nga BE përsa i takon ideve të veta”.

Andoni tha se në këtë forum janë 44 vende, ndërkohë që në BE janë 27 vende anëtare.

“Problemet kryesore që janë tani dolën nga Samiti i NATO-s, dhe përplasja e ardhshme do të jetë me Kinën.

Macron dhe Scholz janë përpjekur të gjejnë mënyra për tregtinë me Kinën. Nëse i referohemi takimit të Ramës me Mitsotakis, çështja është se për çfarë kanë diskutuar. Mendoj se Mitsotakis ka qenë prezent në atë tavolinë dhe asgjë më shumë, pasi nëse do të ndodhte diçka e tillë, sigurisht që do të bëhej prezentë apo e ditur. Qeveria shqiptare ka një qasje shumë të mirë me komunitetin çam. Ata ishin inisiatorë të asaj rezolutës që u miratua në Kuvend, përmes të cilit i kërkohet Greqisë heqja e ligjit të luftës”, tha Andoni.

Lidhur me lejen 5 ditore që iu dha Fredi Belerit për të shkuar në Strasburg, në seancën e parë të mbledhjes së Parlamentit Europian, analisti u shpreh se asnjëherë nuk ka ndodhur që në burgjet shqiptare të ketë qenë një europarlamentar. “Leja ka të përcaktuar vetëm qëndrimin e Belerit në Himarë dhe në Strasburg, ndërsa në pjesën e ndërmjetme, nuk kemi asgjë të përcaktuar. Ministria e Drejtësisë shqiptare duhet të tregohej shumë e kujdesshme me këtë situatë, për vetë faktin se makina ku ka lëvizur Fredi Beleri ka imunitet diplomatik”, tha Andoni. Sipas tij, procedurat e drejtësisë në raport me Belerin, kanë lënë shumë për të dëshiruar, edhe pse mendoj se ai nuk duhej të ishte kandidat për Himarën.

Andoni tha se kemi një hap të parë të përbashkët, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Greqia, për uljen e tensioneve mes dy vendeve. “Gjëja më e keqe që ka bërë çështja e Belerit është se ka krijuar një problem etnik në një zonë që nuk ka pse ta ketë këtë problem, pasi në mendimin tim, kemi më shumë një problem linguistik në Himarë”, tha Andoni.

Next Post
Tragjedia e Himarës / Marshim në Shëngjin në orën 19:00! Dom Gjergj Meta: Lutemi që ngjarje të tilla të mos ndodhin më

Akuzohet se aksidentoi me skaf pushuesin në Karaburun, lihet në burg me afat drejtuesi i mjetit lundrues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In