Nga Pogradeci, ku drejtoi Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama e cilësoi një histori suksesi vitin 2023 sa i përket turizmit.
Sipas Ramë me rreth 10 mln turistë deri në fund të vitit, është koha kur ka lindur mbas shumë përpjekjesh një industri e re e mirëfilltë.
“Ishte një vit apo është akoma një vit, sepse vazhdojmë të kemi një numër mbresëlënës turistësh. Kjo tregoi që Shqipëria është ngritur në një nivel tjetër, Shqipëria është një destinacion turistik jo se ne e shikojmë kështu por sepse e gjithë bota na shikon kështu.
Fakti që pas sezonit veror kemi numër inkurajues turistësh, duhet të na japë shumë kurajë në vitet e ardhshme pasi ka lindur një industri e re e mirëfilltë. Me gjasë, nëse ritmi do të vazhdojë kështu, do t’i afrohemi shifrës 10 milionë turistë. 10 milionë turistë është diçka e jashtëzakonshme në çdo aspekt ekonomik”, tha Rama./m.j