• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama në Përmet: Do ta çojmë më tutje Rilindjen e Përmetit

by
30/05/2015 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ka qenë sot në qytetin e Përmetit për të prezantuar kandidatin  e ASHE për këtë qytet, Gilberto Jaçe.

“Kandidati ynë, në këto 4 vjet ka treguar se është njeriu i duhur dhe jam i bindur se me mbështetjen tonë të fuqishme për Përmetin dhe planet e përbashkëta me bashkinë, ne do t’ia dalim që fillimin e punës për Rilindjen e Përmetit ta çojmë më tutje dhe që në 4 vitet e ardhshme të bëjmë për Përmetin ato që nuk janë bërë në 20 vjet të marra së bashku”, tha Rama.

Rama duke folur para qytetarëve, tha se ky qytet ka një bukuri të jashtëzakonshme Jaçe është drejtimi i duhur për Përmetin, pasi bashkëpunimi bashki-qeveri do të jetë maksimal.

 Kryeministri u ndal te opozita për të bërë paralelizmin midis kandidatëve të majtë dhe të djathtë.

Rama u shpreh se PD nuk ka alternativë, por vetëm fjalë. Sipas Ramës, PD nuk ka një model se si qyteti mund të zhvillohet.

“I vetmi model që ka PD është ai i kryetarit të bashkisë së Tiranës, që dy vitet e para ishte në gjumë, ndërsa 2 vitet e tjera kur erdhëm ne në pushtet zgjohen kur I thërrisnim në të bëne ndonjë punë”, tha Rama.

 Rama gjithashtu tha se me gratë që janë 50% në listat për këshillat bashkiakë, mundësia e përfaqësimit dhe punës do të jetë më i lartë.

“Do të investojmë në programet e duhura arsimore që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre këtu dhe që përmes arsimit profesional të ndërtojnë një jetë të denjë këtu në Përmet”, tha Rama.

Rama shtoi se brenda një viti banorët e Përmetit do të jenë dëshmitarë të një ndryshimi rrënjësor sa i takon sistemit të kanalizimit të ujërave, në infrastrukturën shkollore, etj

Next Post

Rritja ekonomike/ 3-mujori-Sektori i shërbimeve kontribuoi pozitivisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com