• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka!

by
09/06/2015 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Malësinë e Madhe në vijim të turit të tij elektoral, ku prezantoi kandidaten e ASHE-së në këtë bashki Tonin Marinaj. Në fjalën e tij kryeministri ftoi banorët të zgjedhin drejtimin e duhur për t’i dhënë zonës zhvillimin e merituar dhe të munguar ndër vite.

Por siç është bërë tashmë e zakonshme shefi i qeverisë, ka përdorur edhe krahasimet dhe batutat në këtë fushatë elektorale. Për kryeministrin Rama, Partia Demokratike është si një trup cirku. Ndërsa mazhoranca tha ai ngjan me atë reklamën “ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”.

“Kemi projekte për zhvillimin e këtyre zonave. Ne jemi si ajo reklama: Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Nga krahu tjetër është një trupë cirku që shkon nëpër Shqipëri duke treguar përralla nga më të ndryshme. A thua se dritat do jenë qyl, taksat do hiqen, apo kështu me radhë. PD nuk flet fare për problemet me të cilat merret bashkia, po flasin për këto të tjerat.

PD është në drejtim të paditur, sa nuk e ka shansin të tallet me vetveten, kujton se do gjejë nëpër Shqipëri budallenj që të dëgjojnë një përrallë me të cilët qytetarët u ndanë në zgjedhjet e qershorit 2013. Prandaj ju ftoj që më 21 Qershor të votoni për drejtimin e duhur”, tha kryeministri Rama.

Rama përsëriti thirrjen se ata banorë që janë demokratë “Saliun të mbajnë për mbret, por për shërbëtor të zgjedhin Tonin”.

Next Post

Urdhër-arresti për Becchetin shoqërohet me akuza për sulm politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com