• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Mallakastër: 25 qershori, një udhëkryq për të vendosur mbi fatin e vendit

by Java News
11/06/2017 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në takimin elektoral të zhvilluar me banorë të Mallakastrës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se “vetëm PS-së di të bëjë shtet”. “Besoj që nuk ka shqiptar të ndershëm dhe të arsyeshëm që mund ta mohojnë fakti se në 44 muaj ne kemi bërë mjaftueshëm për të provuar se ky vend mund të bëhet dhe se në këtë vend vetëm PS mund të bëjë shtet për të gjithë shqiptarët. Kemi hedhur vetëm themelet, shtëpia e shtetit tonë modern dhe europian kërkon ende një punë shumë të madhe dhe pjesa e dytë që kemi përpara është më e vështirë, sepse është pjesa që do të ndajë përfundimisht nëse Shqipëria më në fund do të bëjë një shtet që u shërben të gjithëve, apo do të kthehet mbrapa edhe njëherë tjetër, duke parë prishjen e këtyre themeleve të ndërtuara me mund e sakrificë”, tha Rama.

Kryeministri shprehu besimin se “në 25 qershor merret një vendim shumë më i rëndësishëm se sa vendimi se kush do të qeverisë në 4 vitet e ardhshme”. “Gara elektorale e 25 qershorit nuk është një garë mes partive të ndryshme, por është një garë për Shqipërinë që duam, me shtet, punë dhe mirëqenie. 25 qershori është një udhëkryq për të vendosur nëse flamurin kuqezi do ta ngremë më lart e do ta çojmë më shpejt në oborrin e Europës së bashkuar, apo nëse do të humbasim edhe shumë vite të tjera me flamujt e partive që votën e marrin për të shërbyer dhe e përdorin për interesa vetjake”, tha Rama.

Koalicioni ynë ka bërë shumë reforma dhe kjo është e pamohueshme, tha Rama, ndërsa kërkoi një votë që do t’i japë PS-së timonin e reformave. “Duhet të kemi timonin e reformave, pa qenë të detyruar të ulim të tjerë në prehër që nuk duan të marrin përgjegjësi, por duan thjesht të kenë një dorë në timon për të marrë gjithçka munden në funksion të vetvetes, jo të Shqipërisë. Mos lejoni partitë që janë mësuar që për një votë më shumë të kërkojnë një drejtori më shumë, që të kenë mundësi të shantazhojnë PS-në”, tha më tej Rama.

Kryeministri theksoi se “kemi një sfidë shumë të madhe përpara, të rrisim ekonominë mbi 5 për qind, që nga rritja ekonomike çdo familje të ndiej përfitimin e saj”. “Por për ta rritur ekonominë mbi 5 për qind na duhen dy portat pa të cilat nuk funksionon një shtet; porta e hapur e drejtësisë për çdo qytetar dhe porta e hapur për shërbimet e shtetit për qytetarin. Të parën kemi filluar ta hapim me vizion, kurajo dhe kokëfortësi. Në 4 vitet e ardhshme ajo portë do të jetë përfundimisht e hapur për të gjithë qytetarët”, siguroi Rama.

Kreu i qeverisë premtoi po ashtu edhe uljen e papunësisë nën 10 për qind, rritjen e rrogës minimale në 30 mijë lekë dhe rritjen çdo vit të pensioneve. Po ashtu Rama premtoi edhe rritjen me 40 për qind të rrogave në 4 vitet e ardhshme si dhe mbështetje për fermerët”.

Next Post
Pelegrinazhi te Kisha e Laçit, policia publikon masat

Pelegrinazhi te Kisha e Laçit, policia publikon masat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In