• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Maliq: Mafia, e interesuar kundër riciklimit

by Aalison Pearse Stevens
04/10/2016 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitës së tij në Korçë dhe Maliq kryeministri Edi Rama  ka folur edhe për ligjin e mbetjeve i cili theksoi se përveç riciklimit është dhe reduktimi dhe ripërdorimi.

“Veç rëndësisë së madhe që ka riciklimi, ne kemi hasur gjatë punës sonë kërkimore një kuriozitet, i cili thotë se nëse ne do të arrijmë që të riciklojmë 1000 kg mbetje, do të thotë që të shpëtojmë 17 pemë, të kursejmë energjinë e mjaftueshme për 6 muaj të eliminojmë 3 metër kub materiale inerte, të kursejmë 31.780 litra ujë, të prodhojmë 75% më pak ndotje në ajër, 57% e energjisë që nevojitet për të prodhuar 1 ton të fibrës,  pra, të mos përdorim mineralet, resurset që kemi, por me atë që kemi, ne mund të prodhojmë diçka të re dhe 90% më pak ndotje në ujë” tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se me fuqizimin e procesit të riciklimit, kapaciteti i landfill-it do të dy e trefishohet.

“Mafia është e interesuar që të mos ketë riciklim, sepse ju e dini shumë mirë që për çdo ton mbetje që vjen këtu, landfilli merr pagesë. Ju jeni shoqëria aksionere e bashkive, pra, paguheni mes vetes, ndërkohë që kur landfilli zotërohet nga privati, çdo ton merret e përpunohet këtu, ose groposet këtu me pagesë. Nëse një pjesë riciklohen, atëherë dhe tonelata që vijnë këtu janë më pak dhe paratë që fitohen nga groposja janë më pak.  Edhe jetëgjatësia e landfillit është më e gjatë”, shprehet Edi Rama.

Kryeministri u takua edhe me disa riciklues të mbetjeve urbane. Ata nënvizun vështirësitë në të cilat gjendet sot industria e riciklimit për shkak të lëndës së parë.

Ai  njëherësh theksoi se po merr jetë edhe strategjia e sensibilizimit publik për ndarjen e mbetjeve në burim.

“Me përfundimin e kësaj zgjidhet dhe një plagë tjetër në organizmin e vendit. Elbasani u zgjidh, zgjidhet dhe qarku i Korçës, ndërkohe Tirana ka hyrë në një proces komplet revolucionar me kompaninë publike të përbashkët, Bashki e Tiranës dhe ajo e Veronës, që do të fillojë intensivisht shpërndarjen e mbetjeve në burim. Strategjia përfshin që ne në mënyrë agresive të sensibilizojmë, duke filluar nga shkollat e pastaj në lagje ndarjen në burim, që me dhënien e një nxitje të fortë riciklimit të ulim edhe tonelatat që shkojnë nëpër fusha”, shprhet kryeministri i vendit Edi Rama.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Rusia: Kemi vendosur sistemin raketor ‘S-300’ në Siri

Rusia: Kemi vendosur sistemin raketor ‘S-300’ në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

Rama në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

February 16, 2026
Osmani për luftën në Kosovë: Një histori me gjak nuk mund të fshihet!

Osmani për luftën në Kosovë: Një histori me gjak nuk mund të fshihet!

February 16, 2026
Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

February 16, 2026
“Alienët janë realë, por nuk mbahen në zonën 51”/ Obama sqaron deklaratën e fortë: S’ka prova që kanë…

“Alienët janë realë, por nuk mbahen në zonën 51”/ Obama sqaron deklaratën e fortë: S’ka prova që kanë…

February 16, 2026
Helmimi në kopshtin e Gramshit, reagon AKU: Nga përgjigjet e analizave deri tani nuk ka salmonelë!

Prindërit në panik, epidemiologu: S’ka shpërthim të fruthit në institucionet parashkollore!

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Pretenca ndaj ish-krerëve të UÇK/ Ironizon Rama: Nëse ata do varrosen për së gjalli, arrestimet të vijojnë me Tony Blair

Pretenca ndaj ish-krerëve të UÇK/ Ironizon Rama: Nëse ata do varrosen për së gjalli, arrestimet të vijojnë me Tony Blair

February 16, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Shkurt 2026

February 16, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Pezullimet / PS depoziton në Kuvend pr.ligjin për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale! Ja përmbajtja

February 16, 2026
Jam Hebrè

Shqipja e lehur

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In