• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Lushnje dhe Divjakë: Transformim rrënjësor rrjetit të vaditjes

by A R
09/02/2017 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

400 km kanale, të para të pastruara nga dherat, inertet dhe sedimentet të ndërtuara nga fillimi jo vetëm me veshje betoni por edhe me rrjeta hekuri, po ashtu me daljet për kanalet dytësore e terciare janë investime që ndikojnë drejtpërdrejtë në produktin bujqësor të Lushnjës e Divjakës. 5060 ha sipërfaqe e përmirësuar në kullim, 8350 familje fermerë përfituese në Divjakë, Fier Shegan, Krutje, Martish, Goricë, Grabian etj., formojnë atë që quhet unaza bujqësore në Lushnje e Divjakë, një nga rajonet më bujqësore të vendit. Këto janë rezultatet e investimeve të kryera në vitin 2016 në sistemin e ujitjes dhe kullimit.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja Gjermeni, deputetë të zonave Braçe, Cuko si dhe kryetari i bashkisë së Divjakës Kokoneshi, inspektuan disa segmente të kanaleve tashmë të pastruara përgjatë kësaj unaze dhe ku pritet të fillojë faza tjetër, ajo e modernizimit të sistemit.

Investimet në sistemin e ujitjes dhe kullimit nuk përfshijnë vetëm rehabilitimin e kanaleve, por edhe modernizimin e të gjithë sistemit dhe një administrim më efiktiv të përdorimit të ujit. Çdo fermer do të pajiset me matës edhe për ujin që shkon në parcelë. Kjo do të sjellë edhe një menaxhim më efikas të burimeve ujore.

“Janë më shumë se 400 km kanale ujitjeje dhe kullimi vetëm në këtë zonë, ndërsa në pjesën e Divjakës që është edhe zona më intensive bujqësore në këtë rajon ku kemi bujqësinë më intensive, për herë të parë në Shqipëri, ne do të bëjmë vaditjen me matëse dhe jo vetëm që do garantojmë përfundimisht që uji të shkojë në çdo parcelë dhe të mos ketë më nevojë për pompa që e nxjerrin ujin nga poshtë dhe pastaj kanë pasojën që e kripëzojnë tokën dhe e bëjnë të papërdorshme në harkun e viteve. Gjithsecili ta dijë sa ujë merr dhe harxhon dhe burimi ujor menaxhohet që çdo pikë të shkojë tek toka. Kështu kemi mundësi të bëjmë një bilanc shumë të qartë, siç shkon uji në shtëpi, vjen edhe uji në parcelë me sahate, me rubinet, është aty kur duhet e ndalon kur nuk duhet. Është një inovacion që duam ta shtrijmë edhe më tutje. Siç tregojnë pamjet e tmerrshme të kanaleve të lëna 25 vjet pa u prekur, ky është një transformim rrënjësor, me një pjesë të rrjetit që po bëhet siç nuk ka qenë kurrë në të shkuarën, me shtretër të shtruar me rrjetë hekuri poshtë. Një pjesë tjetër po pastrohen dhe do vazhdojnë të jenë të pastra, sepse të gjitha bashkitë morën dhe ekskavatorët modernë, të fuqishëm e të rinj dhe pak nga pak do ta shtrijmë këtë që filluam këtu, edhe më tutje, në mënyrë që të kemi një rrjet furnizimi me ujë modern”, u shpreh Kryeministri.

Ndërkohë mbi 13 milionë euro janë duke u investuar për fuqizimin e modernizimin e sistemit të ujitjes për Divjakën dhe Krutjen, duke filluar që në sezonin e ujitjes së këtij viti. Shtrirja e 22 km tubacione nën presion dhe ndërtimi i 2 stacioneve të pompimit për Divjakën dhe rehabilitimi i 252 km kanale në rrjetin e ujitjes në Krutje-Tërbuf do të çojnë ujin në parcelë, në një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 15 mijë ha. Kryeministri Rama ishte në Gërmenj, ku ka filluar projekti për rehabilitimin e një nga dy ujëmbledhësit për Divjakën, me kapacitet 4.5 milionë m3 ujë. /b.d

Next Post
Shifra befasuese: Banka e Shqipërisë asgjesoi 84 miliard lekë si “të dëmtuara”

Leku forcon pozitat ndaj valutave kryesore; euro në nivelin më të ulët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In