• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama në Levan: Rikuperuam dëmet

by
22/04/2015 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një procesi disa mujor përmbyllet me sukses edhe faza e zëvendësimit të dëmeve të shkaktuar në blegtori si pasojë e përmbytjeve në jug të vendit. Kryeministri Edi Rama, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, u rikthyen sot në zonat që u prekën nga përmbytja në Levan të Fierit, ku dhjetëra blegtorëve iu dorëzuan 680 krerë bagëti të imta për zëvendësimin e krerëve të humbur nga përmbytja, një kontribut i kompanisë Philip Morris, që iu bashkua solidaritetit social të shprehur nga biznesi.

Zëvendësimi i dëmeve në pajisje shtëpiake, në blegtori dhe në sera ishte premtimi i qeverisë për banorët e këtyre zonave. Ministri Panariti tha se tashmë qeveria përmbyll edhe premtimin e dhënë për plotësimin e dëmeve në blegtori dhe po vazhdon me mbështetjen edhe të USAID, procesi i rindërtimit të serave të dëmtuara.

“Ne arritëm të përmbyllim dhe të plotësojmë të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytja, qoftë në blegtori, por edhe dëmet në shpendari. Ne kemi dorëzuar edhe shpendë tek pularitë e dëmtuara dhe jemi në procesin e ndërtimit të serave tek zonat e dëmtuara nga përmbytjet. Shumë shpejt edhe nëpërmjet fondit të vënë në dispozicion nga USAID nis ndërtimi i serave me një teknologji edhe më të përparuar i serave të dëmtuara. Kështu që, me shpejtësi jo vetëm që arritëm të rikuperojmë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, por jemi të vendosur të zgjerojmë sipërfaqet me sera,” – u shpreh ministri Panariti.

Rikthimi në zonat e përmbytura, për Kryeministrin Rama, është jo vetëm përmbushje e angazhimit për të kompensuar përfundimisht dëmet e kësaj përmbytjeje, por edhe dëshmi e filozofisë për të qenë pranë qytetarit jo vetëm në kohën e fatkeqësisë.

“Besoj që vlen të rikujtoj se në kohën e përmbytjes e kam nënvizuar që ne do të vazhdojmë të jemi këtu edhe kur të dalë dielli, sepse ne jemi të angazhuar për t’iu përgjigjur një më një të gjithë fermerëve të dëmtuar. Ky ka qenë një proces që ka marrë kohën e vetë, por jam shumë krenar që sot ne e përmbyllim këtë proces, duke dorëzuar në një ditë me diell, edhe një pjesë tjetër që kompenson përfundimisht dëmet. Ajo që është më e rëndësishmja për të theksuar është që ne dëshmojmë se jemi pranë njerëzve dhe nuk jemi pranë njerëzve për të dalë në televizor në momentin kur të gjitha kamerat dhe e gjithë vëmendja është e drejtuar drejt tyre për shkak të një fatkeqësie, natyrore në këtë rast, por jemi pranë njerëzve dhe kur vëmendja e kamerave është gjetkë. Ndërkohë që, vëmendja jonë është tërësisht e fokusuar për të përmbushur angazhimet një më një. Kjo është, besoj, dëshmia kuptimplotë e një qeverisje që është në funksion të njerëzve dhe nga ana tjetër, e një vendi që po ecën në drejtimin e duhur, duke përballuar vështirësi, duke përballuar një trashëgimi jashtëzakonisht të rëndë të një të shkuare të afërt dhe duke përballuar sfida që pa asnjë dyshim do t’i fitojmë së bashku dhe do t’ia dalim që rilindjen e dëshiruar dhe për të cilën jemi zotuar ta kthejmë në një realitet të kudondodhur në jetën e përditshme. S’kemi thënë kurrë që kemi një shkop magjik për ta kthyer Shqipërinë në parajsë, por kemi thënë se jemi të angazhuar dhe do t’ia dalim që ta kthejmë Shqipërinë në vendin ku gjithsecili të jetojë me dinjitet dhe ku ne, Qeveria dhe institucionet të garantojnë barazinë e mundësive dhe t’i jenë pranë kujtdo që kërcënohet në këtë barazi, qoftë për shkak të fatkeqësive natyrore, qoftë për shkak të mangësive të tjera, me të cilat ne përballemi çdo ditë,” – u shpreh Kryeministri.

Vazhdon kontributi i sipërmarrjes në solidarizim dhe mbështetje të familjeve të prekura nga përmbytjet. 100 familjeve në këtë zonë iu dorëzuan sot pajisje shtëpie dhe elektroshtëpiake si frigoriferë, lavatriçe, stufa, dyshekë, batanije dhe veshmbathje. Kryeministri Rama ishte sot përsëri në një nga pikat kryesore të magazinimit të ndihmës për familjet e përmbytura në shkurt të këtij viti.

Luan Bregasi, Presidenti i Shoqatës “Biznes Albania” u shpreh se kontributi i biznesit do të vazhdojë. Bregasi njoftoi edhe disa nisma të tjera të sipërmarrjes. “Dëshiroj të informoj se 350 familje sot kanë marrë një çek nga një bankë shqiptare me rreth 200 mijë lekë të vjetra si ndihmë sociale në funksion të shqetësimeve që ndodhën para disa muajsh në zonën e Fierit. Ne kemi një projekt të përbashkët me Shërbimin Social Shtetëror që familjeve në nevojë dhe që ju mungojnë ndihmat kryesore, biznesi me solidaritet të jashtëzakonshëm do t’a bëjë,” – tha Bregasi.

“Jemi shumë të kënaqur me ndihmën e qeverisë, çdo gjë është ndarë në mënyrë të rregullt. Jam mbytur shumë herë, por nuk kemi marrë asnjëherë ndihma, si këtë radhë,” – u shpreh një familjare.

Kryeministri falënderoi sipërmarrjen për solidaritetin e dëshmuar, falë bashkëpunimit me të cilën u përmbyll me sukses ky proces. Ndërsa garantoi edhe një herë se koha kur qeveria shfaqej në krah të qytetarit vetëm në ditët e fatkeqësisë ka marrë fund.

Next Post

Kosova takim me të rinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të mbijetojë NATO? Përgjigjet ish-ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer

A do të mbijetojë NATO? Përgjigjet ish-ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer

April 30, 2026
VIDEO/ Rama publikon transformimin e Lanës ndër vite: Llafet i merr lumi!

VIDEO/ Rama publikon transformimin e Lanës ndër vite: Llafet i merr lumi!

April 30, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli, dy ‘Spartat’ e Lindjes së Mesme në një aleancë të re

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli, dy ‘Spartat’ e Lindjes së Mesme në një aleancë të re

April 30, 2026
Autobusi bie në lumin Sena, shpëtohen pasagjerët

Autobusi bie në lumin Sena, shpëtohen pasagjerët

April 30, 2026
Marrëveshja 6 mld $ SHBA-Shqipëri për gazin e lëngshëm natyror, eksperti zbulon kur do të bëhen investimet kryesore

Marrëveshja 6 mld $ SHBA-Shqipëri për gazin e lëngshëm natyror, eksperti zbulon kur do të bëhen investimet kryesore

April 30, 2026
Tentoi t’i fusë telefonin në burg bashkëshortit të dënuar, pezullohet takimi në Rrogozhinë

Tentoi t’i fusë telefonin në burg bashkëshortit të dënuar, pezullohet takimi në Rrogozhinë

April 30, 2026
Kremtohet 75-vjetori i krijimit të Forcës Ajrore, Begaj: Kapitull i ri për FA! Ministri Nufi: Pas dy dekadash rikthejmë Shkollën e Aviacionit në Vlorë

Kremtohet 75-vjetori i krijimit të Forcës Ajrore, Begaj: Kapitull i ri për FA! Ministri Nufi: Pas dy dekadash rikthejmë Shkollën e Aviacionit në Vlorë

April 30, 2026
“Nuk marr leje te kryetari i partisë për kallëzimet”, avokatët e Berishës pyesin Ballën për dosjen “Partizani”

“Nuk marr leje te kryetari i partisë për kallëzimet”, avokatët e Berishës pyesin Ballën për dosjen “Partizani”

April 30, 2026
Trump reagon ashpër ndaj kancelarit gjerman Merz: Fokusohu te Ukraina dhe rregullo vendin tënd që po rrënohet, jo te Irani

Trump reagon ashpër ndaj kancelarit gjerman Merz: Fokusohu te Ukraina dhe rregullo vendin tënd që po rrënohet, jo te Irani

April 30, 2026
Myslim Murrizi sulmon Altin Dumanin: Trego për takimin e fshehtë me zyrtarin e lartë amerikan…

Murrizi shpërthen për garën në PD: Kandidaturat fallco po turpërojnë demokratët

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In