• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Kosovë: Barra e fajit për dialogun të bjerë mbi Serbinë! Kemi qenë dele gjysmë e zezë dhe gjysmë gri…

by A R
20/12/2024 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, deklaroi se i gjithë faji për degradimin e dialogut duhet të bjerë te Serbia, por shtoi se “pezmatimi i aleatëve tanë strategjikë me Kosovën na pengon që të bëjmë për Kosovën sa do të donim”.

“Presim që në samitin e Hagës vitin e ardhshëm, Shqipëria të shpallet vendi mikpritës i Samitit të NATO-s në vitin 2027. Ky vit pritet të jetë edhe ai i mbylljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe në vitin 2030, Shqipëria të jetë anëtare e BE-së me të drejta të plota. Para 10 viteve, kjo ishte një majë që nuk shihej as me dylbi. Nuk jemi më figurantë në fotografitë familjare të bashkësisë ndërkombëtare, por kemi një rol të rëndësishëm e përcaktues për rajonin tonë, i cili sot më shumë se kurrë ka një domethënie të posaçme për Europën e nesërme”, nisi fjalën e tij Rama.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare kujtoi fjalët e Ibrahim Rugovës:

“Citoj, “Objektivat e përbashkëta janë integrimi në BE, NATO dhe në miqësi permantente me SHBA-në. Shqiptarët sot janë populli më dinamik në këtë pjesë të Europës”. Këto fjalë kaq të thjeshta në dukje janë gjithçka që në fakt na duhet e na mjafton për të mos e humbur bashkimin historik me familjen europiane dhe për të mos e hequr nga mendja se këtë shans mund ta shfrytëzojmë vetëm si trimi i mirë me shokë shumë”.

Rama theksoi se sa e rëndësishme është që të mbahen marrëdhënie të mira me aleatët strategjikë:

“Sa të lumtur do të ishim sikur në këtë udhëtim të ishim krah për krah me Kosovën, sikur në sofrën e kombeve të Ballkanit të ishim së bashku në krye të vendit, si mishërim i vlerave europiane në këtë rajon, ku jemi i vetmi komb që flet një gjuhë po aq të vjetër sa vetë gjeneza e Perëndimit. Dëshira ime e zjarrtë është që të mos jemi njëri në tryezën e negociatave, tjetri në listën e sanksioneve të BE-së, të cilat, meqë ra fjala, janë një absurditet absolut. Bashkë me Presidenten (Osmani) këmbëngulëm me forcë që ato masa të hiqen dhe fondet e penguara për shkak të masave të mos digjen. Por, duhet të jemi dorë për dore, paqedashës e paqeruajtës, për të bindur skeptikët për njohjen e Kosovës si shtet. Barra e fajit për degradimin e procesit të dialogut t’i bjerë e gjitha Serbisë dhe asnjë gram Kosovës. Pezmatimi i aleatëve tanë strategjikë me Kosovën na pengon që të bëjmë për Kosovën sa do të donim”. 

Next Post
Kuvendi i përbashkët, Osmani: Kosova përballet me pengesa, na duhet mbështetja e Shqipërisë

Kuvendi i përbashkët, Osmani: Kosova përballet me pengesa, na duhet mbështetja e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In