• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Vendet e Rezervuara si KQZ. Më 21 korrik vendosim fatin e një gjenerate

by A R
02/07/2016 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka mbajtur paraditen e së shtunës kongresin e saj në ambientet e Katedrales Ortodokse në Tiranë ku të pranishëm kanë qenë anëtarë, drejtues dhe përfaqësues të partive politike shqiptare dhe greke.

Në emër të Partisë Demokratike, kongresi është përshëndetur nga Edi Paloka, i cili tha se sjell në këtë aktivitet edhe urimet e kryedemokratit Basha. Kreu i Grupit Parlamentar të PD tha se partia që ai përfaqëson ka pasur një rrugëtim të gjatë me PBDNJ.

Ndërkohë, kryeministri Rama është parë në krah të Vangjel Dules pasi kishte konfirmuar më parë prezencën e tij. Në fjalën e tij Rama tha se PBDNJ është një ombrellë e të gjithë minoriteteve.

“Po të mos ishim miq me Dulen patjetër do të kishim shkuar më mirë në një distancë diplomatike. Dy fjalë dua t’ju them pa dashur të hyj në debatin e të enjtes me Palokën dhe pa dashur të bëj kështu avokatinë e të kundërtës së atyre që ai nga pozicioni që ka, tha. Një gjë është e sigurtë, se historia e pronave në këto 25 vite është historia më e pabesueshme për një shtet në mes të Europës” – tha Rama.

Ai solli një shembull në lidhje me konfliktet e pronave duke iu përgjigjur pretendimeve të minoritetit grek. Sipas tij, teatri antik të Butrintit i ka dalë pronari.

“Është njësoj sikur t’i dalë Akropolit në Athinë pronari dhe qeveria greke të mos ketë mundësi të hapë dyert për turistët” – tha Rama.

Kreu i PS u ndal edhe në sistemin e drejtësisë që sipas tij kërcënon çdo ditë liritë dhe të drejtat.

“Sot jemi në kushtet që në këndvështrimin tonë shkon përtej partive politike. Nuk ka asnjë mendje të arsyeshme që të thotë se gjërat do ndryshojnë për mirë nëse nuk kalon reforma. Ka rekorde me qindra seanca në këto vite të familjeve që nuk arrijnë të marrin pronën e tyre” – tha kryeministri në kongresin e PBDNJ.

Ai theksoi se të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët duhet të kalojnë në skaner sepse sipas tij, reforma në thelb është shembja e strukturës ekzistuese.

“Struktura që kemi është tërësisht e kapur dhe e korruptuar. Mund ta shembim shtëpinë e vjetër dhe të ndërtojmë një të re. Por a mundet që banorët që e rrënuan shtëpinë ti çojmë tek e reja pa një sitë?” – tha Rama duke iu përgjigjur në distancë pretendimeve të PD për Vetingun.

“Ka gjyqtarë që kanë të deklaruara 18 shtëpi. Ka nga ata që i justifikojnë si dhurata të motrë nga Australia, të vjehrrës nga Zelanda e Re etj. Mbasë këtyre u ka rënë fati që në çdo kontinent të kenë nga një familjar. Por a mundet këta të shërbejnë në sistem pa provuar më parë se krushqit janë të vërtetë dhe i kanë pasur mundësitë financiare që t’i pasurojnë këta? Minitri i Brendshëm para disa kohësh i ka dorëzuar presidentit të republikës 100 raste përdhunuesisht, grabitësish, të cilët janë kapur në përsëritje të krimeve dhe më pas janë liruar si të pafajshëm. A duhet të japi llogari dikush? Apo jeta vazhdon dhe ata të na nëpërkëmbin për 20 vitet e ardhshme?” – tha Rama.

“Kush janë këto persona që do zejnë vendet e rezervuara dhe caktohen nga partitë duke krijuar një KQZ të drejtësisë?” – tha Rama duke theksuar se veting duhet bërë me ndërkombëtarët sipas një mekanizmi arbitrimi të ngritur nga Bashkimi Europian.

Kryetari i mazhorancës theksoi se më 21 Korrik do të përcaktohet fati një gjenerate të tërë duke ia dhënë drejtësinë njerëzve.

(java /r.a)

Next Post

Pengmarrja e ISIS në Bangladesh, vriten 20 civilë dhe gjashtë terroristë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvarritja e ‘21 janarit’ dhe dëshpërimi i familjarëve të Aleks Nikës!

SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës: E mbajtën 1 vit e gjysmë në sirtar!

June 2, 2026
“Al Jazeera” pretendon se protesta para Kryeministrisë nisi pas komenteve të Ivanka Trump se Sazani është ishull privat

“Al Jazeera” pretendon se protesta para Kryeministrisë nisi pas komenteve të Ivanka Trump se Sazani është ishull privat

June 2, 2026
Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

June 2, 2026
Funeral 3-ditor për Ali Khamenein në Teheran, pritet që në ceremoni të marrin pjesë miliona iranianë

Funeral 3-ditor për Ali Khamenein në Teheran, pritet që në ceremoni të marrin pjesë miliona iranianë

June 2, 2026
Parti nga protesta për Zvërnecin? Shehi: Të hapet një shteg i ri me fytyra të reja! PD nuk po i përgjigjet detyrës

Parti nga protesta për Zvërnecin? Shehi: Të hapet një shteg i ri me fytyra të reja! PD nuk po i përgjigjet detyrës

June 2, 2026
“Zotohemi që do respektojmë proceset publike”, kompania investuese reagon pas protestave për Zvërnecin

“Zotohemi që do respektojmë proceset publike”, kompania investuese reagon pas protestave për Zvërnecin

June 2, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

June 2, 2026
“Qeveria s’do lejojë dëmtimin e biodiversitetit”, Sejdarasi: Ivanka Trump e mbron Zvërnecin më shumë se vet protestuesit

“Qeveria s’do lejojë dëmtimin e biodiversitetit”, Sejdarasi: Ivanka Trump e mbron Zvërnecin më shumë se vet protestuesit

June 2, 2026
Dashamir Shehi: Protesta, pakënaqësi ndaj qeverisë, jo thjesht kundërshti ndaj projektit në Zvërenc

Dashamir Shehi: Protesta, pakënaqësi ndaj qeverisë, jo thjesht kundërshti ndaj projektit në Zvërenc

June 2, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In