• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Terrorizmi, Rama në SHBA: Sot përballemi me interpretime të gabuara të Islamit

by A R
13/04/2016 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut të Veriut që u zhvillua në Washington, ku ka marrë dhe fjalën e rastit, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Shqipërine.

Kryeministri Rama u shpreh se mbështetja e SHBA-se është e rëndësishme për të gjithë rajonin dhe Evropën, për t’u përballur me sfidat e mëdha të kohës.

“Falë angazhimit të SHBA-së që është një histori suksesi e politikës së jashtme amerikane, ndryshoi rajoni i Ballkanit, pasi u bë përpjekje që serbët dhe shqiptarët të jetojnë në paqe dhe kjo nuk është deklaratë utopike. Ja ku jemi sot, dy dekada më parë ne firmosëm një partneritet strategjik me SHBA-ne për sigurinë rajonale, shtetin ligjor, energjinë me fokus të veçante në ekonomi.  Rëndësia e vizitës time në SHBA  është të flasim për këto angazhime që morëm vitin e kaluar, por dhe progresin që ka bërë Shqipëria në muajt e kaluar për integrimin në Evropë dhe për të shkëmbyer pikepamjet e SHBA dhe Shqipërisë”, tha Rama.

Rama në vijim të fjalës së tij theksoi se “Siç e dini, klima e fragmentizuar e BE-së ka ngritur shqetësime në Ballkan, siç është zgjerimi i BE-së, pasi është bërë dytësore për të ardhmen. Në këtë kontekst ka rrezik që migrimi të rrise krizën në Ballkan, do të sjellë pak siguri në jug dhe në lindje. Migrimi është çeshtja kryesore në Evropë, pasi reagimi ka qenë i ngadaltë, konfuz dhe mund të them se nese zonja Merkel nuk do të ekzistonte, atehere panorama do të kishte qenë shumë më e zymtë”.

Një tjetër shqetësim është ekstremizmi i dhunshëm, tha Rama, duke vijuar se,  “lufta kundër ekstremizmit kërkon veprim për ta mundur jo vetëm me forcë. Shqipëria është krenare me angazhimin ne nivel botëror dhe rajonal, si një vend i angazhuar në koalicion. Kemi marrë hapa shtese për të ndaluar terroristët e huaj që shkojnë drejt vendeve në luftë. Në 2015 nuk kishim asnjë që i bashkohej ISIS në terren. Ne në bashkëpunim me partnerët ndërtuam strategjinë kombëtare për të luftuar terrorizmin. Terrorizmi i bazuar në fe nuk është fenomen i ri, por sot përballemi me interpretime të gabura të Islamit.  Në Shqipëri, tolerenca fetare ka qenë baza e krenarisë tonë për të shpëtuar hebrejte dhe për më tepër, ata i kanë shpëtuar myslimane. Ne jemi krenare që jemi një shembull i tolerancës fetare”.

Rama u fokusua te kriza ne Evropë ku u shpreh se “Kriza që përballet Evropa ka ka nevojë për ndërveprim mes BE-së dhe Ballkanit Perendimor, edhe për vende të vogla si Shqipëria të mbajë peshën e saj dhe që në Samitin e Wellsit Shqipëria ka rritur buxhetin për të garantuar mbrojtjen ne planet afatgjata. Shqipëria mbështetës i fortë i NATO-s në Ballkan ka luajtur një rol për stabilitetin e rajonit dhe besoj se NATO duhet të forcojë marredhëniet me Kosovën dhe në mbështesim politikën e dyerve të hapura në NATO. Ne na nevojitet sot SHBA më shumë se kurrë siç kemi nevojë për BE më shumë se kurrë dhe më lejoni ta them në mënyrë të thjeshtë, pasi jemi në momentin më të mirë politik në rajon. Pasi vizitova Beogradin, pasi rrezikuam luftën e tretë ballkanike për shkak të një ndeshje futbolli, e kaluam dhe sot kemi marrëdhënie të mira dhe mund të takohemi normalisht dhe kjo është arritje e madhe. Prandaj është jetike për të kuptuar se e gjithë kjo ka ardhur për shkak të të gjithëve për integrimin në BE dhe sot Evropa ka nevoje për Ballkani po aq sa Ballkani ka nevoje për Evropën”.

“Ndërsa bëhemi gati për Samitin e ardhshëm të NATO-s,  Shqipëria është e gatshme të punoje dhe të mbajë barrën e saj dhe detyrimet e saja dhe kjo është jetike për besueshmërine e aleancës dhe instrumentat mbrojtës”, përfundoi Rama.

I pyetur se çfarë leksione mund të marrim nga Ballkani dhe për të ardhmen e Ballkanit, Rama tha se gjendja e rajonit të Ballkanit është falë politikës së suksesit të politikës së jashtmë të SHBA-së. Historia e suksesit në Ballkan është platforma më e mirë të ketë demokraci, shtet ligjor dhe stabilitet për t’u integruar në BE.

Next Post

Ministri kosovar la gruan dhe fëmijët për këtë modele (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me miliona të vrarë në Kongo/ Lufta për “tokën e artë”, mineralet përfshijnë edhe Amerikën

Me miliona të vrarë në Kongo/ Lufta për “tokën e artë”, mineralet përfshijnë edhe Amerikën

December 9, 2025
“Partitë e vogla, të parëndësishme”/ Vëllai i tij pjesë e listave për 11 majin? Ja si përgjigjet Arlin Qori

Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë paralajmëron protestën para Kuvendit të Enjten..

December 9, 2025
Shkakton polemika/ Izraeli pranë vendosjes së dënimit me vdekje për palestinezët! Ministri paraqitet me “litarin në fyt”

Shkakton polemika/ Izraeli pranë vendosjes së dënimit me vdekje për palestinezët! Ministri paraqitet me “litarin në fyt”

December 9, 2025
“Basha u pompua artificialisht nga Berisha”, Murrizi: Nuk erdhi në politikë nga këllqet e votave

Zgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH-Murrizi ironizon Berishën: Doktor, është nipi i besnikut të Enverit!Tallje, mos thuaj se njoh

December 9, 2025
DETAJE/ Vrasja e Martin Canit! Pas grushteve në shkollë, 14-vjeçari u kërcënua me “buqetë lulesh”

Vrasja e Martin Canit, autori u dënua me 16 vite burg/ Avokati: Të ndalohen rrjetet sociale për të miturit, po nxisin konflikte..

December 9, 2025
VIDEOLAJM / Habit Flamur Noka për AP: Çdo kandidaturë me firmat tona, është dinjitoze!

VIDEOLAJM / Habit Flamur Noka për AP: Çdo kandidaturë me firmat tona, është dinjitoze!

December 9, 2025
(VIDEO)Tenerife, dallga gjigante lëshohet mbi pishinën natyrore, humbin jetën 4 persona

(VIDEO)Tenerife, dallga gjigante lëshohet mbi pishinën natyrore, humbin jetën 4 persona

December 9, 2025
Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e Tiranës?

Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?

December 9, 2025
Zelensky bisedë telefonike me shefin e NATO-s: Ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën

“Plani i paqes përpiluar nga Ukrainë-BE gati!”/ Zelensky: Së shpejti do t’ia paraqesim SHBA-së

December 9, 2025
Afati për aplikim u mbyll këtë të Martë/ Fiona Papajorgji kandidatja e vetme për kryetare të Gjykatës Kushtetuese

Afati për aplikim u mbyll këtë të Martë/ Fiona Papajorgji kandidatja e vetme për kryetare të Gjykatës Kushtetuese

December 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In