• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama në Kamëz: Votoni Gjicin, do ju kthejmë besimin

by
19/06/2015 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Me votën tuaj për aleancën tonë, aq më shumë do të punojmë që t’ua kthejmë besimin”. Kështu është shprehur kryeministri Rama sot në takimin e zhvilluar në Kamëz në përmbyllje të fushatës.

Rama tha se Kandidati I ASHE-së, Safet Gjici është drejtimi i duhur për Kamzën pas vitesh barbarizëm.

Të pranishëm në mbylljen e fushatës në Kamëz ishin deputetë të majtë si dhe kryetari i LSI, Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri i vendit tha se 21 qershori është dita kur Kamza do t’i mbyllë njëherë e mirë dyert të shkuarës. “Edhe dy ditë ndajnë Kamzën dhe gjithë shqiptarët nga ecja në drejtimin e duhur. Votimi i 21 Qershorit është mjaft i rëndësishëm. Është një votim  i përgjegjshëm, votim i arsyeshëm dhe votim për drejtimin e duhur. Sa më shumë, ju banorët e Kamzës dhe Paskuqanit, qytetarët e Bashkisë së Kamzës të votoni, të investoni votën në koalicionin tonë, aq më shumë do punojmë ne për t’ja u kthyer këtë besim”, tha Rama.

Ai shtoi se vota për kandidatin e ASHE-së, Safet Gjici, është votë për zhvillim dhe rilindje, teksa vota për kandidatin Mziu është një votë për t’u kthyer pas. “Më 23 Qershor shqiptarët refuzuan me përbuzje modelin e PD-së dhe Mziut, i cili duhet të ishte në burg me vendim gjykate. Shqiptarët larguan më përbuzje modelin e abuzimit me pushtetin dhe i çelën dyert rilindjes së vendit të tyre. Mjafton të shohësh Korçën, Beratin, Durrësin..etj për të diferencën mes modelit tonë dhe modelit të tyre. Tashmë ka ardhur momenti, që edhe Kamza të marrë drejtimin e duhur, drejtimin e Rilindjes, prandaj vota për Gjicin është votë për shtëpinë dhe për familjen tuaj, për zhvillimin e vendit tuaj”, tha Kreu i Ekzekutivit.

Sipas Ramës, ASHE ka marrë një vendim thelbësor për t’i dhënë mundësi zonjave dhe zonjushave të jenë 50% e kuvendit vendor. “Të gjitha zonjat dhe zonjushat duhet të votojnë. Duhet të marrin me vete edhe një mikeshë apo kushërirë të tyre, që e ka me dy mendje votimin, pasi më 21 Qershor, zonjat dhe zonjushat votojnë për vete, pasi ASHE ka vendosur që Këshillat vendorë të udhëhiqen 50% nga vajzat dhe gratë. Kjo, pasi ASHE vlerëson se gratë dhe vajzat janë kryefjalë e të ecurit në drejtimin e duhur”, tha Rama.

Ai gjithashtu kujtoi se Kamza sot është më e madhe dhe është një zonë me resurse të mëdha zhvillimi falë ndarjes së re administrative. “Falë reformës së ndërmarrë nga qeveria, fshatarët dhe qytetarët do të kenë të njëjtat të drejta. Falë reformës administrative, Shqipëria tashmë është më e bashkuar, nga 400 njësi të shpërndara pa produktivitet, sot Shqiptarët jetojnë në 61 njësi zhvillimi”, nënvizoi Rama dhe vota e 21 Qershorit për drejtimin e duhur është një votë që këto njësi zhvillimi të rrezatojnë energjinë e rilindjes dhe Shqipërisë që duam.

Kandidati i ASHE-së, Safet Gjici në fjalën e tij, siguroi se zgjedhja e tij në Bashkinë Kamëz do të thotë më shumë shërbime, më pak taksa vendore, më shumë ambiente shlodhëse dhe më shumë përkrahje për biznesin. “Do të rivitalizojmë tregun për sipërmarrësit, duke ulur taksta vendore. Do punësojmë 50 mijë persona përmes fuqizimit të tregut fason. Do të jemi pranë familjeve në nevojë përmes një fondi të veçantë dhe aboneve për urbane falas”, tha Gjici, i cili shtoi se Kamza ka shumë vite që drejtohet nga njerëz pa vizion dhe tashmë ka ardhur momenti që kjo të ndryshojë, pasi Kamza meriton të udhëtojë në drejtimin e duhur në krah të Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Next Post

Jahjaga falenderon Slloveninë dhe mirëpret Haradinajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova e zemëruar me Tiranën zyrtare: Shqipëria e ka detyrim të na mbrojë nga kërcënimi serb

Kosova e zemëruar me Tiranën zyrtare: Shqipëria e ka detyrim të na mbrojë nga kërcënimi serb

July 16, 2026
PD “ripërtërin” strukturat drejtuese! Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)

PD “ripërtërin” strukturat drejtuese! Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)

July 16, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur

July 16, 2026
Rama ndan pamje nga fushat me lulediell në Sinaballaj: Pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës, i shton vlerë turizmit lokal

Rama ndan pamje nga fushat me lulediell në Sinaballaj: Pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës, i shton vlerë turizmit lokal

July 16, 2026
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin të sillet më mirë

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin të sillet më mirë

July 16, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

PD ka shumë probleme, por të gjitha e kanë emrin Sali Berisha

July 16, 2026
Parashikimi i motit/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do shënojë termometri sot

Parashikimi i motit/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do shënojë termometri sot

July 16, 2026
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, në fokus financat, bujqësia dhe hekurudha Tiranë-Durrës

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, në fokus financat, bujqësia dhe hekurudha Tiranë-Durrës

July 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pronat, “Flamingot” dhe ekzotizmi i batërdisë

July 15, 2026
Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In