• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Kafaraj: Mbështetje maksimale prodhimeve “Made in Albania”

by A R
24/02/2016 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prodhimet “Made in Albania” të fermerëve shqiptarë po mbështeten me teknologjinë më të përparuar bashkëkohore. Një vit më parë, fermerët e fshatit Kafaraj të Fierit, kultivues të luleshtrydheve, pësuan dëme të rënda nga përmbytjet. Sera të tëra u shkatërruan thuajse plotësisht, duke reflektuar humbje të konsiderueshme në tregun vendas dhe atë rajonal.

Gjatë një viti, falë mbështetjes së qeverisë dhe fondit prej 750 mijë dollarësh të USAID, u sigurua asistencë teknike dhe financiare për fermerët, në zonat e dëmtuara nga përmbytjet U rindërtuan 3 modele te reja serash të tipit tunel me parametra që garantojnë qëndrueshmëri, mikroklimë më të mirë dhe rezistencë të lartë. Serat e reja me lartësi 2,4 metra mundësojnë ventilimin e plotë në rast temperaturash, si dhe janë të përshtatshme edhe për mbjellje të kulturave te tjera bujqësore.

Në fshatrat Kafaraj, Ade, Frakull, e Vjosë të Fierit janë rreth 90 ha të mbjella me luleshtrydhe. Nëpërmjet këtij programi asistence u krijua një pikë grumbullimi, me makineri paketimi, të cilat përmbushin standardet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore sipas kërkesave të tregjeve të eksportit, si dhe u mundësua trajnimi i mbi 60 fermerëve mbi praktikat e reja bujqësore për luleshtrydhen.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë Donald Lu, drejtori i USAID për Shqipërinë, Marcus Johnson, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal të zonës, u rikthye pas një viti në serat e reja të fermerit Xhemil Hamataj, përfitues i programit mbështetës.

Një prej hartuesve të projektit, duke treguar sipërfaqen mbi të cilën ngrihen serat e reja, u shpreh se modelet e rinovuara u lejojnë fermerëve të ndryshojnë në të ardhmen natyrën e produkteve të tyre. “Këtu ka qënë pjesa që u dëmtua tmerrësisht, gati 3 dynym të fermerit Xhemil Hamataj. Pas kësaj Marcus bëri një premtim në emër të USAID për të ndihmuar zonën. Filluam të zbatojmë një projekt zhvillimi për këtë territor. Krijuam një model që të mos jetë vetëm për luleshtrydhe, por edhe për kultura alternative, në mënyrë që në rast të një ndërrimi të kulturave, që ndonjëherë fermerët janë të detyruar ta bëjnë, ai e ka mundësi sepse mund të mbjellë aty dhe domate.”

Ambasadori amerikan Donald Lu, duke marrë fjalën u shpreh se mbështet nismën e qeverisë për t’i kaluar bashkive, përgjegjësinë dhe autoritetin për parandalimin e përmbytjeve. “Edhe pse kam qenë në Shqipëri vetëm për një vit, miqtë e mi shqiptarë më thonë se cikli i përmbytjeve ndodh rregullisht. Ministri Panariti më tha të hënën se qeveria po ia kalon bashkive përgjegjësinë dhe autoritetin për parandalimin e përmbytjeve. Ne e mbështesim plotësisht këtë nismë dhe i bëjmë thirrje qeverisë t’u japë atyre, jo vetëm autoritetin, por edhe burimet teknike dhe monetare, që ta zgjidhin këtë problem. Reforma territoriale dhe administrative kishte për qëllim të përmirësonte sigurimin e shërbimeve në nivel lokal”, u shpreh ai.

Kryeministri Rama tha se zotimi i qeverisë për rikuperimin e dëmeve tashmë është një premtim i mbajtur. Duke shprehur kënaqësinë që fermerët fierakë iu rikthyen normalitetit të punës së tyre, kryeministri theksoi se objektivi i qeverisë është që marka “Made in Albania” të certifikohet dhe të bëhet e besueshme ndërkombëtarisht. Kryeministri bëri me dije se do të vihet në dispozicion të fermerëve një fond prej 300 milion euro në 3 vjet, i cili do të krijojë kushte për ta dhe për prodhimin bujqësor e blegtoral apo për peshkimin që të jepen kredi në interesa shumë të ulëta, të cilat garantohen nga qeveria.

Next Post

Bashkia nis zbatimin e parkingjeve publike me pagesë/ Ja rrugët dhe sa do paguhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

October 25, 2026
Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

October 25, 2026
Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

October 25, 2026
Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

October 25, 2026
Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

October 25, 2026
Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

October 25, 2026
Të shtëna pranë një kampusi universitar në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur

Të shtëna pranë një kampusi universitar në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur

October 25, 2026
Protesta e dhunshme/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

Protesta e dhunshme/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

October 25, 2026
“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”- Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë (VIDEO)

VIDEO/ Rama fton sërish protestuesit në dialog

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In