Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Itali. Rama të dielën ka qenë në qytetin e papëve dhe pritet që në kuadër të bashkëpunimit në arsim sot të zhvillojë një takim në Unitus, Universiteti i Tuscias me ministren e Universitetit dhe Kërkimeve.
Rama një ditë më parë është fotografuar teksa po shëtiste nëpër lagjen “San Pellegrino”. Kostum i errët, i shoqëruar nga familjarët, ai u ndal në një lokal të zonës.
Ndërkohë këtë të hënë nën shoqërinë e delegacionit shqiptar ndodhet në një takim me Ministren e Universitetit dhe Kërkimeve Maria Cristina Messa.
Gjithashtu në takim pritet që të jetë edhe Paolo Orneli, këshilltar rajonal për zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe zejtarinë, universitetet, kërkimin shkencor, start-up-et dhe inovacionin./abcnews.al