• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama në Hong Kong: Shqipëria, treg me potenciale të mëdha

by Java News
27/10/2015 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, i cili ndohet për një vizitë tre ditore në Hong-Kong, duke folur në forumin “Hong-Kong and Albania Trade & Investment Forum”, shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të mirëpritur investitorë nga Kina. Gjatë fjalës së tij para rreth 100 sipërmarrësve nga Hong-Kongu dhe Kina, të interesuar për të investuar në Shqipëri dhe për të rritur shkëmbimet me vendin tonë, Rama vuri në dukje potencialet e mëdha që ofron vendi ynë për investitorët.

“Aktiviteti i sotëm na ofron platformën për të diskutuar për investime aktuale dhe të ardhshme në vendin tonë, sepse qeveria jonë ka për qëllim të zgjerojë axhendën e investimeve të brendshme, duke u angazhuar në biznese dhe komunitetet e investimeve të Hong-Kongut dhe Kinës”, tha kreu i Qeverisë.

Në vijim, ai shprehu angazhimin e qeverisë së tij për të riformësuar modelin e zhvillimit ekonomik, bazuar drejt burimeve të vërteta të zhvillimit, duke filluar nga nafta dhe mineralet, energjia, turizmi, bujqësia dhe prodhimtaria.

Rama informoi të pranishmit edhe për avantazhet që ofron tregu shqiptar për investitorët, duke iu referuar pozicionit gjeografik, sistemit fiskal, kostos së punës, por edhe klimës pozitive në rajon.

“Të investosh në Shqipëri nuk do të thotë thjesht të investosh në Shqipëri, por të investosh në një treg shumë më të gjerë dhe të kesh potenciale më të mëdha zgjerimi në një zonë që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor. Deri para pak vitesh ishte e pamundur ta imagjinoje këtë zonë si një treg të përbashkët, por sot ajo është në fakt një treg i përbashkët. Për sa i përket taksave dhe kostos së punës, ne jemi në një pozicion shumë të favorshëm, por veçanërisht kosto e punës tek ne deri tani është shumë e ulët”, theksoi ai.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Kryeministri u tha të pranishmëve në këtë aktivitet se, Shqipëria është një vend ku ia vlen të vish jo vetëm për të investuar, por edhe për pushime.

“Qëllimi kryesor i yni është që ta bëjmë Shqipërinë shumë tërheqëse edhe për vizitorët nga Kina, për të krijuar një treg turistik për vizitorët nga Kina. Jam i sigurt që njerëzit që janë pjesë e kësaj industrie dhe që kanë investuar jashtë shtetit do e shikonin Shqipërinë si shumë tërheqëse nga kjo pikëpamje dhe investimet do ishin me shumë leverdi për vitet që do vijnë, sepse ato do të krijojnë padyshim mundësi shumë të rëndësishme për pushuesit nga Kina dhe Hong-Kongu.”

Kryeministri Edi Rama do të takohet edhe me guvernatorin e Hong-Kongut, Leung Chun-Ying.

Next Post

25 vjet pazare / Ana qesharake e koalicioneve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com