• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Greqi, Kulluri: Kujt i krekosesh ti sot në mes të Athinës? Greqia priti shqiptarët e pangrënë dhe të paveshur…!

by Java News
13/05/2024 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi në një intervistë për Euronews Albania takimin e zhvilluar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama me emigrantë shqiptarë në Athinë.

Sipas tij, takimi ishte pa asnjë vlerë konkrete për emigrantët dhe vetëm shprehje e një nacionalizmi të kotë që nuk i shërben askujt, aq më pak marrëdhënieve me Greqinë.

“Nacionalizmi në Ballkan i shërben atyre fuqive që duan një Ballkan të destabilizuar. Kurti është nacionalist por nuk po zgjidh çështjen e pavarësisë.

Nacionalizmi është joshës, por nuk çon askund. Patriotizmi është vlera e vërtetë që të lidh me vendin. por kjo nuk është patriotizëm.

Kur Greqia i hapi dyert shqiptarëve, tha ndonjë faleminderit. Kush i priti shqiptarët e pangrënë, të paveshur në vitet ’90? Greqia.

Kujt i krekosesh ti sot në mes të Athinës, se marrëdhënia me Greqinë është shumë komplekse dhe ti nuk mund të ngatërrosh Greqinë si një e tërë me elementë që kanë këtë pikëpamje të gabuar për Himarën. Ti po shkon po i bën sfidë Mitsotakis, po çfarë hyn Shqipëria këtu?

Çfarë hyjnë shqiptarët e Athinës këtu? Ata janë të integruar tashmë dhe janë komuniteti më i mirë i emigrantëve në Greqi. Ishte një muzikë që nuk ka vlerë për t’u dëgjuar, përveçse nga militantët e PS”, tha Kulluri./m.j
Next Post
Fjalimi i Ramës në Athinë, Minxhozi: Dha mesazhe të forta. Askush nuk kishte folur për Çamërinë dhe ligjin e luftës në këtë nivel

Fjalimi i Ramës në Athinë, Minxhozi: Dha mesazhe të forta. Askush nuk kishte folur për Çamërinë dhe ligjin e luftës në këtë nivel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com