• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjirokastër, Rama: Drejtësia e korruptuar, e lidhur me çadrën si mishi me thoin

by A R
22/04/2017 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm paraditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës, ku në takim me votuesit e rinj ai shoqërohej nga Bashkim Fino, Bledi Cuçi dhe Mirela Kumbaro.

“Bashkim Fino është sot me ne si një dëshmi e thjeshtë. Sa herë është puna për të prishur punë, është Saliu. Sa herë është puna për t’u zënë rrugë shqiptarëve kemi Saliun. Nuk e përmenda rastësisht Bashkimin pasi ai është dëshmitar i një historie tragjike për Shqipërinë, një histori që kurrë nuk duhet të përsëritet. Ajo e vitit 1997, kur Shqipëria rrezikoi ta humbte përgjithmonë të ardhmen. Ata që janë sot në çadër, janë protagonistët e asaj historie. Ata janë në çadër për një arsye shumë të qartë: Kanë një frikë të pangushëllueshme nga drejtësia” – tha Rama në Gjirokastër.

Sipas tij, Partia Socialiste është sot më shumë e vendosur se kurrë që të mos lejojë përsëritjen e historisë së 20 viteve më parë ku nuk kishte shtet dhe siguri.

“Nuk do lejojmë që t’i mbyllet rruga e drejtësisë për të cilën u desh fitorja e PS dhe e Aleancës për Shqipërinë Europiane që të bëhet kaq reale që pas një çerek shekulli më në fund shqiptarët të kenë një drejtësi ku të gjithë janë të barabartë” – u shpreh Rama.

Kreu i PS tha se me të njëjtën vendosmëri do të vijojë edhe lufta për rritjen ekonomike dhe shtimin e vendeve të punës.

“Ndryshimet kushtetuese i bëri një shumicë që ne nuk mund ta kemi, por bindja ime e thellë ishte që në vitin 2013 se nëse ka një mur që e mban të ndarë vendin nga e ardhmja dhe që duhet shembur është muri i padrejtësisë. Muri i ngritur nga gjykatës e prokurorë të korruptuar që janë të lidhur si mishi me thoin me ata që janë ngujuar në çadër” – tha Rama para të rinjve.

Sipas Ramës, nuk ka asnjë shqiptar që nuk e ndjen nevojën për ta shembur murin e padrejtësisë. Kryeministri tha drejtësia prej 25 vitesh është një mall që mund të blihet dhe shitet ndërsa gjykatat janë një pazar i gjësë së gjallë.

“Nuk tërhiqemi jo vetëm përpara ndonjë çadre, por as para ndonjë kërcënimi apo shantazhi. Sepse në këtë luftë ne përfaqësojmë Shqipërinë që duam për të gjithë” – tha Rama.

/javanews/b.d

 

Next Post
GALERI / Nishani vizitë në Arabinë Saudite, falet në Mekë me të birin

GALERI / Nishani vizitë në Arabinë Saudite, falet në Mekë me të birin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Leksioni i Strasburgut për Berishën vlen edhe për Kuvendin në Tiranë

January 29, 2026
Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

January 29, 2026
“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

January 29, 2026
“Zbatimi i ligjit, i rëndësishëm”, Kallas mesazh të qartë: Viti 2030 është objektiv realist për Shqipërinë, nëse bëni detyrat anëtarësoheni në union!

Kallas i kërkon SHBA të mos bombardojë Iranin: Nuk kemi nevojë për një luftë të re

January 29, 2026
Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

January 29, 2026
Pranga kroatit që rrëmbente fëmijë, ka dyshime se grabiti Bleona Matën

A është gjallë Bleona Mata? Avokati: Mendohet se ka shkuar nga Greqia në Gjermani

January 29, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

January 29, 2026
Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

January 29, 2026
Salianji me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, PD humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë s’ka opozitë…

Salianji me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, PD humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë s’ka opozitë…

January 29, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Si ndodhi arratisja me “regji” e Altin Ndocit pak ditë pas inspektimit të burgut nga Ministri i Drejtësisë (Detajet e reja)

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In