Kryeministri Edi Rama ka vizituar kombëtaren në Durrës, aty ku është grumbulluar për përgatitjet për ndeshjen me Serbinë në rrugën drejt Europianit dhe për imazhin e një Shqipërie Europiane në shkallët e stadiumit.
Përmes një video selfie të postuar në Facebook, kryeministri Rama shprehet “Mirëmbrëma nga foleja e ujqërve kuqezinj, ku jemi takuar, kemi folur dhe biseduar dhe ku dominon bindja se duhet një dinjitet dhe maturi e jashtëzakonshme në Elbasan Arena”.
Ndërsa pas kryeministrit ka folur De Biasi “Ne jemi shqiptarë, ne jemi europianë”.
Video selfie mbyllet me nga një deklaratë nga lojtarët kuqezinj.
VideoSelfieLiveTV: Per Kombetaren Kuqezi ne rrugen drejt Europianit dhe per imazhin e nje Shqiperie Europiane ne shkallet e stadiumit
Posted by Edi Rama on Tuesday, 6 October 2015