• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Divjakë: Me hyrjen në BE marrim 300 milionë euro në vit për bujqësinë

by A R
17/03/2025 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama u ndal sot në fermën blegtorale “Vjen”, një nga fermat shembull në Shqipëri e cila falë mbështetjes me fonde e subvencione, ka rritur kapacitetet e saj të prodhimit, duke arritur të prodhojë deri në 19 ton litra qumësht në ditë.

Së bashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, drejtoreshën e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi dhe zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote, panë nga afër të gjithë procesin që kalojnë krerët, që nga ushqyerja e deri tek mjelja.

“Kemi qenë në kapacitete rreth 1050 krerë, sot jemi 1700 krerë, shpresojmë që në vitet e ardhshme të shkojmë në 2000 krerë. Dhe jemi munduar jo të rritemi shumë në numër krerësh po të rritemi aq sa kemi mundësi të prodhojmë ushqim voluminoz me pjesën më të madhe të punës, pra të ushqimit të prodhuar këtu në vend. Prodhojmë çdo ditë rreth 19 ton qumësht, e shesim në 4 fabrika këtu në Shqipëri. Po të mos kishte qenë qeveria dhe financimet e Bashkimit Evropian, ne nuk do ta kishim atë që shikojmë tani, duke punuar. Ne ndoshta do ia kishim arritur me forcat tona po për vitin 2027-2028. Ne jemi sot në 2025, kemi 4 vite që importojmë dhe i shikojmë benefitet e tij çdo ditë sepse kemi mundësi që ta menaxhojmë tufën”, – u shpreh njëri nga sipërmarrësit.

Kryeministri vlerësoi punën e bërë në këtë fermë dhe u shpreh se prioritet duhet të ketë bashkimi.

“Që të stimulojmë bashkimin nuk është çështja sipas meje që ta kenë të gjithë kështu. Kush nuk ka mundësi ta ketë kështu, e sjell, e bashkon dhe merr pjesën e vet. Tani sivjet është edhe risia tjetër, se ju jeni tjetër nivel. Risia tjetër është gjithë ajo linja e financimit të Bankës së Shqipërisë 250 milion euro dh aty ju mund të aksesoni lirisht sepse jeni biznes i madh. Me atë mbështetja bëhet edhe më e madhe. Plus që duhet të bëjmë patjetër kapërcimin që të hyjmë në Bashkimin Europian sepse direkt na vijnë 300 milion euro në vit vetëm për bujqësinë, 300 milion euro që është e paimagjinueshme. Me kushtin që të bashkojnë forcat, ca do të thotë kjo? Do të thotë që edhe me ndihmën e bashkive, edhe me rritjen e kapaciteteve tuaja të bashkohen. Pra ta thashë, unë kam dy lopë ti sjell këtu, flasim për ata që janë aplikantë, që vijnë kërkojnë. Atyre i duhet dhënë drejtimi: Bashkohuni, kjo është rruga”, – tha Kryeministri.

“Veç mbështetjes që merrnin për 50 krerë, tani marrim mbështetje dhe mbi 50 krerë dhe kemi shtuar skemën dhe mbështetjen për viçat meshkuj”, – u shpreh zëvendësministri Kote.

Investimet në sipërmarrje të tilla në gjithë vendin, synojnë jo vetëm rritjen e prodhimtarisë, por dhe rritjen e standardeve, duke u përgatitur për tregun e Bashkimit Europian. “Shiko të të them një gjë unë ty për këtë punë e BE-së. Ne duhet të mbarojmë negociatat deri në fund të 2027. Ne kemi disa çështje që po i negociojmë për të marrë më shumë kohë. E kanë bërë edhe Kroacia, edhe vende të tjera kanë bërë negocim që shiko: sepse faktikisht për të hyrë në BE duhet ti kesh të gjitha standardet dhe ata të thonë janë gati, futi. Por janë ça fusha, element të veçantë që ti nuk i bën dot kaq shpejt do të marrësh kohë. Dhe një nga gjërat po negociojmë është kjo, çështja e si kalon prodhimi në tavolinë dhe ke qumështi, ke therjen të gjëja e gjallë është pika kyçe. Bullgaria ka hequr të zitë e ullirit sepse nuk ia pranonte njeri me therje rrugëve. Edhe ne kemi bërë goxha progres te kjo pikë, po prapë na duhet. Dhe kjo që thotë Dhimo, pa veteriner ku të shkosh, kush të lë. Dhe nuk është çështja vetëm për BE-në, është çështja për shëndetin, është çështja për sigurinë. Këtu çështja nuk është për të mos i dhënë, këtu çështja është për t’i shtuar. Po për ti shtuar që ti shtojnë. Pra ka dy lloj mënyrash për ta dhënë: O jep subvencion si lëmosh sociale dhe ajo nuk sjell asgjë, vetëm riciklon mbijetesën, ose jep një subvencion që jep diçka dhe ajo rritet. Ne kemi kohë që e kemi ndryshuar linjën dhe hap pas hapi po kalojmë te zhvillimi, por ne nuk jemi aq të pasur sa t’i bëjmë të dyja. Ne duhet të bëjmë një zgjedhje, dhe kjo është zgjedhja që kemi bërë dhe po funksion”, – nënvizoi Kryeministri Rama.

Next Post
Kërkoi t’i hiqet masa e izolimit në 41-Biss, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit

Kërkoi t’i hiqet masa e izolimit në 41-Biss, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In