• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Në dimër fluksi refugjatëve “vjen” në Ballkan, Shqipëria është gati

by A R
29/10/2015 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detajet e minisamitit që u zhvillua në Bruksel në lidhje me menaxhimin e krizës së refugjatëve, ku ndër vendet kryesore të unionit mori pjesë dhe Shqipëria. Kryeministri tha se Shqipëria mund të jetë pjesë e planit të Unionit në lidhje me menaxhimin e flukseve të refugjatëve në dimër, ku sipas parashikimeve, flukset pritet të “ngecin” në Ballkan. Rama theksoi se shqipëria është gati që të bëhet pjesë e planit të Bashkimit Europian për të pranuar refugjatë sirianë.

Rama: Është kërkuar disponibiliteti i vendeve të rajonit për të pranuar sistemin e mosshfryrjes së menjëhershme të refugjatëve në vendin tjetër, përgjatë korridorit ku siç e dini Shqipëria nuk bën pjesë. Shqipëria nuk është e prekur dhe gjasat janë se edhe mund të mos preket, pavarësisht se me ardhjen e dimrit ekziston një skenar i UNHCR-së që fluksi mund të ngecë në Ballkan dhe po ashtu këtë mund ta bëjë më të pranishme shtrëngesa që vetvetiu do të vijë qoftë nga ana e Gjermanisë dhe Austrisë. Sidoqoftë, Shqipëria është e gatshme të përfshihet në të gjithë programin e BE-së dhe në një projekt të qartë që në epiqendrën e vet ka Gjermaninë dhe Austrinë.

Rama në lidhje me raportin e Doing Business:

Në lidhje me raportin e Doing Business ne e kemi shpjeguar. Bllokimi i ljeve të ndërtimit ka qenë politik, një vendim i joni të cilit i kemi qëndruar dhe si rezultat ka sjellë gjithë atë rënie në klasifikim, që në këndështrimin tonë është tërësisht e rikuperueshme. Por ndërkohë përfitimi që kemi marrë nga ky ndalim është i pakrahasueshëm me humbjen që kenmi në këto pozicione, megjithatë është absolutisht legjitime që kjo të diskutohet, madje edhe të bëhet politikë mbi të.

Po ose të gjitha raportet janë vlefshme e kësisoj janë pikë referimi ose, nuk vlejnë fare, kështu që zgjidhni pozicionin tuaj.

Çështja e makinave ‘Jaguar’

“500 mijë Euro i kursejmë me sistemin ‘leasing’ të makinave. ‘Jaguar’ është më i lirë se Benz apo Ëolksëagen dhe ky sistem menaxhimi që kemi bërë është më i liri, por ju nuk e kuptoni, pasi po ta kishit kuptuar do ta kishit bërë vetë.

Tenderi i hemodializës

Deri tani MSH i ka dërguar të sëmurët te privati për të kryer shërbimin dhe në këtë aspekt ka vështirësuar dhe u ka nxirë jetën shumë pacientëve. 80 Euro për një seancë i është ngarkuar pacientit që nuk është në Tiranë, apo në një qytet që nuk ka spital privat, por shto këtu shumën e transportit.

Ne nuk kemi rritur çmimin, 80 Euro i jepen institucioneve jo publike për të kryer shërbimin e hemodializës. Shteti do të vazhdojë që të paguajë si më parë, ndërsa privati do të bëjë investimin që të bëhet hemodializa në cdo qytet. Kjo është shprehje e dëshpërimit tuaj për të bërë opozitën. Ka shumë çështje për të sulmuar qeverinë, por ju nuk dini. Ju kujtoni se shqiptarët do iu besojnë ju, pasi ju ‘keni rënë nga qielli’.

Godina e OSHEE

Ndryshimi mes nesh dhe jush është është se ne jemi modernizuesit dhe ju jeni feudalët. Deri tani shteti paguante qera gati 500 mijë Euro në vit për godinën e OSHEE. Po të marrim shumën e shpjeguar për qeranë dhe atë për të ndërtuar godinën në harkun e 8 viteve nuk ka më asnjë shpenzim.

 

 

 

 

 

 

 

Next Post

Eduard Ndocaj e nis me sulm: LSI ka blerë vota, fushata më kushtoi gjysëm miliardi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja pas lindjes e ish-bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e 2 mjekëve: Nuk kryen ekzaminimet e duhura

Vdekja pas lindjes e ish-bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e 2 mjekëve: Nuk kryen ekzaminimet e duhura

September 19, 2026
Shqiptari kapet me mbi 400 kg drogë në mes të Romës! E kishte fshehur nëpër valixhe e në frigorifer, zbulohet dhe depo magazinimi

Shqiptari kapet me mbi 400 kg drogë në mes të Romës! E kishte fshehur nëpër valixhe e në frigorifer, zbulohet dhe depo magazinimi

September 19, 2026
Humbje drastike në vijën e frontit, Rusia mobilizon 600,000 trupa -

NATO në alarm, raporti i frikshëm: Putin po përgatit “mobilizim të heshtur” pas zgjedhjeve në Rusi, mijëra trupa mund të thirren në ushtri

September 19, 2026
Zbulohet misioni sekret amerikan për pastrimin e Hormuzit -

Paralajmërimi i frikshëm i trustit më të madh në botë, “JPMorgan”: S’kemi më një skenar bazë për naftën, lufta me Iranin ka kaluar çdo parashikim!

September 19, 2026
Tabaku: Familjet shqiptare e mbyllin muajin me borxh, ndërsa korrupsioni rëndon koston e jetesës dhe pasuron pakicën!

Tabaku: Familjet shqiptare e mbyllin muajin me borxh, ndërsa korrupsioni rëndon koston e jetesës dhe pasuron pakicën!

September 19, 2026
Rekordi i ri i Yamal çmend Barcelonën, kalon Mbappé, Haaland dhe Messin!

“Në Champions dua Realin e Madridit”- Lamine Yamal rrëfehet: Ja çfarë më ndryshoi jetën! Bayern dhe PSG…

September 19, 2026
Luftanija kalon dhe nga Shqipëria, CNN zbardh planet/ Trump mund të sulmojë brenda Venezuelës

Raporti i gabuar i Inteligjencës Artificiale për pak sa nuk shkaktoi luftën SHBA-Kinë! Ushtria amerikane u përgatit që…

September 19, 2026
Shqipëria në NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

Shqipëria në NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

September 19, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Detaje të tjera tronditëse nga vdekja e këngëtarit Mazonakis në klinikën private: Më matën aurën dhe më dhanë ilaçe homeopatike!

September 19, 2026
Arabia Saudite nën alarm, shpërthim i fuqishëm gjatë natës, goditen dhe sistemet e navigimit në aeroport

Arabia Saudite nën alarm, shpërthim i fuqishëm gjatë natës, goditen dhe sistemet e navigimit në aeroport

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com