• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama në Dibër: Mbështetje të pakursyer për grumbulluesit e frutave

by
19/05/2015 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kop Frut” në Dibër është fabrika më e re e prodhimit të lëngjeve të frutave në industrinë agroushqimore shqiptare. Kryeministri Edi Rama ishte sot në këtë fabrikë, ku me mbështetjen e qeverisë shqiptare përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, sapo ka vendosur në përdorim një linjë moderne të përpunimit të frutave për prodhimit të lëngjeve 100% bio. Me investimin e ri, pronari i kompanisë synon të rrisë prodhimin, punësimin dhe dalë në tregun e huaj. Fabrika punon me prodhimin vendas të frutave.

“Ne jemi shumë të kënaqur dhe ju falenderojmë, se investimi shihet. Ka qenë një kontroll i rreptë si nga ana juaj dhe AZHBR. Faza tjetër është të nxisim punësimin, përpunimin dhe eksportin. Do fillojmë bashkëpunimin me fermerët, që të prodhojmë dhe të shesim produktin. Vendet e punës do jenë me mijëra. Sepse siç është Dibra, është edhe Korça, sepse ky produkt do vijë edhe nga Korça. Shkojnë deri në 1500 vende pune, që janë zinxhir, duke thënë nga një të punësuar për familje, se mund të jenë edhe tre a katër për familje,” – tha ai.

Sipas Drejtores së AZHBR-së, Suela Popa, me këtë investim janë rritur edhe mundësitë për grumbullimin e frutave nga fermerët vendas, veçanërisht kultivuesve të mollëve nga qarku i Korçës. Agjencia, garantoi ajo, do të vazhdojë të mbështesë investimet në prodhim, me synim krijimin ciklit të mbyllur në vend mes përpunuesve, grumbulluesve dhe prodhuesve vendas të frutave.

“Ne jemi të lumtur sot, sepse përmes këtij investimi kemi mbështetur financiarisht të gjithë grumbulluesit e frutave në zonën e Dibrës, por nga ana tjetër kemi zgjidhur dhe një ngërç të krijuar në qarkun e Korçës, që është pikërisht shitja e këtyre produkteve. Tashmë ne po bëjmë lidhjet midis qarqeve. Produktet e Korçës mund të vijnë shumë mirë të përpunohen në Dibër dhe ne të arrijmë të lidhim kontrata me vendet e rajonit,”  tha Popa.

Ambicia, por edhe siguria e sipërmarrësit për të bërë sukses në tregun rajonal e më gjerë është e madhe. Ndërtimi i rrugës së Arbrit, sipas tij, do të lehtësonte shumë fermerët e zonës, një shqetësim që ia shprehu edhe Kryeministrit. “Sa vinte Berisha në Maqellarë, populli thoshte rrugën e Arbrit. Nuk e bëri. Normalisht duhet të na e kishte.”  

Kryeministri siguroi se edhe kjo rrugë është vënë në drejtimin e duhur. “Ai ka punën e vet, ai është në drejtimin e vet. Drejtimi i duhur jemi ne. Rruga e Arbrit ka kaluar në parlament fillon puna. Por ndërkohë duhet ta plotësojmë me mbështetje të madhe për bujqësinë.”  

Next Post

Nishani për Gylen: Në vendin tonë nuk ka një organizatë terroriste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In