• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Dibër: Investimet për shkollat profesionale, rrugë e sigurt për integrimin e të rinjve në tregun e punës

by A R
16/11/2023 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkollat profesionale po tërheqin gjithnjë e më tepër vëmendjen e të rinjve, të cilët çdo vit e më shumë zgjedhin t’i frekuentojnë ato, si rrugën e sigurt drejt integrimit në tregun e punës.

Për këtë arsye, investimet në infrastrukturë për institucionet e arsimit dhe formimit profesional janë shtuar, duke krijuar kushte optimale për mësimdhënie e duke rritur interesin e nxënësve.

“Nazmi Rushiti” është një prej shkollave profesionale, në Peshkopi, e cila falë investimit të buxhetit të shtetit është transformuar nga themelet, në një infrastrukturë model e kompletuar sipas standardeve të njëjta me ato të shkollave europiane; me reparte të praktikave profesionale, laboratorë, bibliotekë, si dhe kabinete të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme didaktike.

Kryeministri Edi Rama vizitoi mjediset e rikostruktuara të shkollës dhe ndoqi nga afër një ditë të zakonshme mësimi.

Në bisedën me mësuesit, Rama theksoi se shkollat profesionale mund t’i zgjedhin të gjithë nxënësit, pavarësisht rezultateve të tyre.

“Shkollat profesionale, nuk janë shkolla vetëm për ata që  janë me nota të ulëta në 9-vjeçare dhe në gjimnaz, shkollat profesionale janë dhe për ata që janë të shkëlqyer, që shkojnë dhe marrin mësime informatike apo të ndryshme, por sidomos për ata është mundësia e një zanati. Ndryshe do harxhojnë kohën, do harxhojnë të ardhurat e familjes dhe në fund do ngelen si peshku pa ujë pa asgjë. Ndërkohë që marrin një zanat, e kanë një çelës në xhep.” – u shpreh Kryeministri Rama.

“Shkollë profesionale që nuk ka pasur rikonstruksion  ndonjëherë.  Nuk ka pasur ndonjëherë këtë pamje, këtë qasje dhe këtë vëmendje”,– u shpreh drejtuesja e shkollës, e cila tha se aktualisht shkolla ka rreth 300 nxënës, një shifër që ka tendencë të rritet me prurjet e reja të nxënësve nga gjimnazet.

“Dje që kontrolluam sistemin janë rreth 60-70 nxënës që kanë kaluar nga gjimnazet në arsim profesional. Në total interesimet kanë arritur në 300, si shprehje interesi. Tani po punojmë që të kthehen në aplikime në sistemin dixhital, pra çdo nxënës ka mundësinë që të transferohet nga gjimnazi deri në fund të dhjetorit përmes aplikimit në e-Albania. Është shumë e thjeshtë mund të transferohen dhe të vazhdojnë mësimin dhe të marrin një kualifikim profesional.” – shpjeguan mësuesit.

Shkolla frekuentohet, jo vetëm nga të rinjtë e qytetit, por edhe nga nxënës të zonave rurale të qarkut Dibër, si dhe nga nxënës të komunave e rretheve Mat e Bulqizë, për të cilët ofrohet edhe mundësia e akomodimit në konvikt.

Shkolla “Nazmi Rushiti” ka bashkëpunim të suksesshëm me komunitetin e biznesit në rajon, ku realizohen praktikat profesionale si për nxënësit edhe për mësuesit. Një pjesë e nxënësve të saj punësohen, jo vetëm pas përfundimit të shkollës, por edhe gjatë viteve të shkollimit.

/a.r

Next Post
Britania e Madhe “me dorë të hekurt”: Asnjë studenti të huaj nuk do t’i lejohet të sjellë familjen

Sunak nuk tërhiqet nga dërgimi i emigrantëve në Ruanda, bën gati ndryshimet ligjore pas vendimit të gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com