• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në ceremoninë e lamtumirës të Pëllumbit: Do të mbetet pikë referimi në historinë e ndryshimit të epokave

by E S
06/05/2026 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën gjatë homazheve në nder të Servet Pëllumbi, duke e cilësuar atë si një figurë që do të mbetet pikë referimi në historinë e ndryshimeve në vend.

Gjatë fjalës së tij, Rama ndau edhe raportin personal me Pëllumbin, duke treguar se marrëdhënia e tyre kishte kaluar nga një antipati në distancë në një vlerësim të thellë në afërsi.

“Marrëdhënia ime me të është një marrëdhënie tipike e një antipatie reciproke në distancë dhe pastaj një simpatie reciproke në afërsi. Për vite, profesori përfaqësonte gjithçka që unë nuk simpatizoja… por për surprizën time kam njohur një njeri shumë progresist, një njeri shumë dashamirës dhe solidar në momente të vështira”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se ish-kryeparlamentari ishte një mbështetës i heshtur, që shpesh i dërgonte mesazhe inkurajuese në momente të vështira, duke e ndihmuar të shihte përtej paragjykimeve dhe etiketimeve publike.

“Ka qenë një nga mësimet më të çmuara të gjithë këtij rrugëtimit tim, përballja me realitetin e njeriut, përtej etiketimeve dhe kornizimit të tij në sferën publike dhe për surprizën time kam njohur një njeri shumë progresist, një njeri shumë dashamirës ndaj kujtdo që përpiqej të bënte diçka ndryshe dhe një njeri solidar me mua në momente të vështira, i cili befasisht shfaqej në ekranin e celularit tim në mënyrë të papritur, duke më çuar  fjalë inkurajuese dhe duke më ndihmuar të shoh që përtej atyre që dukeshin, ishte një kategori njerëzish të cilët e ndiqnin dhe vlerësonin një situatë të caktuar me qetësi dhe vërtetësi”, theksoi kryeminmistri.

Duke reflektuar mbi humbjen, Rama u shpreh se ndarja nga jeta e Pëllumbit erdhi si e papritur për të, ndërsa e kujtoi si një njeri aktiv dhe të përkushtuar deri në fund.

“Kur një njeri largohet, shumëçka që lidhet me të afrohet, por besoj se edhe kur ky afrimi i gjërave si rezultati i momentit të tretet në kohë, profesori do të mbetet një pikë referimi në historinë e ndryshimeve dhe të ndryshimit të epokave dhe padyshim një pikë referimi edhe për të gjithë ata që do të duan një ditë të kuptojnë dinamikat dhe historinë e vetë të PS”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, Rama vlerësoi figurën njerëzore të Pëllumbit, duke theksuar se ai do të kujtohet si “një burrë i mirë, i ndershëm, i mençur dhe mbi të gjitha babaxhan”, ndërsa i shprehu ngushëllimet familjes dhe të afërmve.

Servet Pëllumbi u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një kontribut të spikatur në jetën politike dhe akademike të vendit, si një nga figurat më të rëndësishme të parlamentarizmit shqiptar.

Next Post
“Burri doganier, gruaja kryetare e degës së PD-së”, shpërthen ish-deputeti: Me këto “luftarake” do e rrëzojë PD-ja Ramën?

“Burri doganier, gruaja kryetare e degës së PD-së”, shpërthen ish-deputeti: Me këto “luftarake” do e rrëzojë PD-ja Ramën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com