• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama në Çeki, takim me investitorët

by
14/10/2015 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij çek, Bohuslav Sobotka u takuan në Pragë, me sipërmarrës dhe investitorë çekë, për t’i nxitur një dinamikë të re në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Sipas njoftimit për shtyp të kryeministrisë, në këtë takim, Kryeministri shoqërohej edhe nga një nga grup biznesmenësh shqiptarë.

Të dy kryeministrat pranuan se me gjithë shifrat në rritje, niveli i bashkëpunimit ekonomik nuk i përgjigjet ende mundësive dhe ambicieve që të dy vendet kanë. Ata u angazhuan për t’i dhënë një impuls të ri bashkëpunimit në fusha me dobi të përbashkët, si turizmi, bujqësia, energjia, infrastruktura.

“Nga janari 2005, Shqipëria ka eksportuar në Çeki, mallra me vlerë 48.9 milionë euro, ndërsa Çekia ka eksportuar në Shqipëri, mallra me vlerë 225 milionë euro. Peshën më të madhe të importeve nga Çekia e përbëjnë makineritë dhe të eksporteve nga Shqipëria, mineralet dhe mallrat e konsumit”, tha Rama.

Megjithatë, sipas tij, është e qartë për të gjithë që këtu kemi një potencial të madh dhe pothuajse të pashfrytëzuar dhe se shifrat e sotme janë krejtësisht të papranueshme në raport me ambiciet e përbashkëta për të ardhmen. “Të dyja qeveritë tona janë angazhuar për ta zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në sektorë të tjerë, turizëm, transport, bujqësi, energji apo infrastrukturë. Projekti madhor i TAP-it që do të pasohet më gazifikimin e vendit do të rrisë ndjeshëm potencialet për bashkëpunim midis dy vendeve tona”, u shpreh Kryeministri Rama.

Next Post

LSI: Të gatshëm të ndihmojmë në procesin e dekriminalizimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com