• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Bruksel: Plani i rritjes, hapi i parë drejt integrimit. E trishtë që duhej Putin për të kuptuar rëndësinë e Ballkanit

by A R
15/02/2024 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si vend që ka hapur negociatat për anëtarësimi në BE, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori pjesë në mbledhjen Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale.

Këtë hap, Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si pozitiv në rrugën drejt integrimit të plotë drejt Bashkimit Europian.

Në një konferencë shtypi nga Brukseli me Presidentin e Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke, dhe me Kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajiç, Rama bëri thirrje për bashkëpunim shumë të ngushtë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se plani i rritjes ekonomike është hapi i parë drejt integrimit në BE.

“Unë besoj se ky është shembulli i parë i shkëlqyer se si duhet të parashohim të ardhmen e afërt dhe se si me gjasë duhet të biem dakord me miqtë tanë të BE lidhur me qasjet e ndryshme për t’i bërë gjërat së bashku duke na lejuar ne vendet kandidate që të jemi pjesë e hapësirave të dialogut të ndërveprimit dhe bashkëpunimit që kjo organizatë e jashtëzakonshme ofron për të gjithë anëtarët. Duke pasur vendet tona sot në këtë komitet si anëtare në kuptimin e plotë pa të drejtën e votës është ajo çka duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt për BE dhe Ballkanin Perëndimor që duhet të gjejnë rrugën për t’u siguruar që rrugëtimi drejt anëtarësimit tonë të plotë të jetë rrugëtim bashkëpunimi shumë të ngushtë, por po kështu rrugëtim ndërveprimi mjaft organik që duhet të ofrohet nga BE dhe institucionet e tij. Unë besoj fort se është koha që BE të kuptojë se vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor por jo vetëm nuk janë vetëm mjaftueshëm të pjekura por po kështu janë në një situatë ku meritojnë të përqafohen e të sillen më pranë pa qenë domosdoshmërisht anëtarë me të drejta të plota siç në fakt është objektivi fundor i gjithë këtij procesi”.

Të njëjtin shembull, Kryeministri Rama kërkoi që të ndiqet edhe nga struktura të tjera të Ballkanit Perëndimor, që të punojnë ngushtësisht me vendet e Ballkanit.

“Ajo çfarë po ndodh sot është shembull ekzemplar i asaj çfarë duhet të ndodhë më tej në nivele të tjera e struktura të tjera të BE dhe besoj fort se ajo që po ndodh sot këtu duhet të ndodhë në Parlamentin e BE, në KE dhe në KiE. Dhe kjo është rruga e vetme për të qetësuar shpirtrat dhe për të injektuar një energji mjaft konkrete, një energji mjaft të prekshme, mjaft të dobishme në të gjitha vendet kandidate dhe qytetarët e tyre lidhur me të ardhmen mjaft konkrete të qenit pjesë e BE në të kundërt do të rrezikojmë t’i hyjmë një rruge që nuk mbaron kurrë të qëllimeve të mira, të një morie premtimesh por pa asnjë rezultat konkret. Mendoj që ndërkohë plani i ri i rritjes është po ashtu një tjetër shembull shumë i rëndësishëm i një shkalle ndërgjegjësimi, i një mënyre ndryshe të të parit të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera kandidate dhe të parit të vetë së ardhmes së BE”.

Kryeministri kërkoi që ritmi i BE-së për të treguar me vepra angazhimin ndaj Ballkanit Perëndimor të vazhdojë, ndërsa shprehu keqardhjen që u desh agresioni rus ndaj Ukrainës për të vënë në lëvizje Brukselin.

“Duke thënë të gjitha këto, dëshiroj ta përmbyll se së fundmi po shohim që BE është shumë më i vetëdijshëm në vepra jo vetëm me fjalë për rëndësinë strategjike që ka Ballkani Perëndimor për BE dhe është e trishtë që të duhej Vladimir Putin që të ndodhte kjo gjë. Besoj se ne tashmë duhet ta ruajmë këtë ritëm duke ecur përpara me hapa të guximshëm e të mos presim për një goditje tjetër që të na kujtojë e të kuptojnë njerëzit në Bruksel se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE. Të gjithë në BE duhet të kuptojnë jo vetëm teorikisht që ky ndërgjegjësim të bëhet edhe praktikisht”, theksoi Kryeministri Edi Rama.

/a.r

Next Post
Incident në oborrin e Parlamentit, një person thyen traun me makinë, ndalohet nga Policia

Blinken tremb Rithemelimin! S'ka dhunë në dyert e Kuvendit, deputetët e Berishës u bien vetëm bilbilëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In