• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Berlin: Aeroportet e reja, pjesë e strategjisë për turizëm të qëndrueshëm

by B K
03/03/2025 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama foli për zhvillimet dhe investimet që po realizohen në sektorin e turizmit në panairin më të madh të turizmit në botë, ITB Berlin, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për vitin 2025. Kryeministri nënvizoi se Shqipëria është e angazhuar të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme, duke pasur parasysh kërkesat dhe nevojat e turistëve, dhe gjithashtu po punon për hapjen e linjave ajrore të drejtpërdrejta me destinacione si SHBA, Katar dhe Arabia Saudite, duke e bërë Shqipërinë më të aksesueshme për vizitorët ndërkombëtarë.

Rama përmendi se shumë shpejt do të hapet aeroport i Vlorës, duke i përgjigjur kërkesave të rritura për fluturime, dhe po planifikohet të hapet edhe aeroport sezonal në Sarandë për të lehtësuar fluksin e turistëve.

“Shumë shpejt do të hapim aeroportin e ri që do menaxhohet nga aeroporti i Mynihut, dhe ka hapësirë për më shumë pasi aeroporti i Tiranës që ka rritjen më të shpejtë në Europë por është i mbipopulluar tani më. Aeroporti i ri që do të hapim këtë vit është në jug dhe u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt detit Jon dhe pjesës së jugut të vendit. Kemi një aeroport të vogël në veri dhe po planifikojmë një të katër në skajin më jugor përballë Korfuzit, sepse ka shumë mbingopje të aeroportit të Korfuzit dhe ka një nevojë dhe kërkesë të madhe për të pasur një aeroport të vogël sezonal në skajin jugor. Jemi në bisedime me Aviacionin Federal të SHBA për të pasur fluturime të drejtpërdrejta më të dhe së shpejti do të kemi edhe linjat Qatar Airways dhe nga Arabia Saudite dhe ka shumë mënyra për të ardhur në Shqipëri”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se parku kombëtar i lumit Vjosa, i konsideruar si lumi i fundit i egër në Europë, është një nga asetet më të mëdha natyrore të Shqipërisë, që do të rrisë fluksin e turistëve nga Europa.

“Sot që flasim kemi një prej parqeve më të mëdha në botë parku kombëtar që përshkon të gjithë vendin që është ai i lumit Vjosa. Lumi Vjosë u zbulua nga qytetarët europian si lumi i fundit i egër në Europë dhe ne po kërkonim shumë që ta mbaronim atë. Pasi zbutët të gjithë lumenjtë tuja, donit që lumi ynë të qëndronte i egër. Pasi u zhvilluat me të gjitha mënyrat e mundshme donit që ne të zhvilloheshim vetëm me mënyrën që ju mendonit se ishte e duhura për ne. Mos i kërkoni shqiptarëve që të mos udhëtojnë me avionë, pasi na u ndalua për gjysmë shekulli ti hidhnim sytë në avioni ndërkohë që ju fluturonit. Jam tejet i bindur që ashtu siç po ndodh sot do të rrite edhe më shumë turistë të Europës veriore që do të vijnë te e për bukuritë e maleve, për bukurinë e aventurave të tjera si rafting e kështu me radhë,. Shqipëria ka për këdo një vend dhe është i larmishëm. Ne do të jemi të pakrahasueshëm pasi kemi gjithçka që do një qenie njerëzor edhe e kemi  në një distancë shumë të shkurtër në 28 mijë km por me larminë më të madhe, kemi dete, lumenj, shumë male e lugina, i qene dhe po kështu si qershia mbi tokë kemi shqiptarët që janë unikë dhe nuk jemi asnjëherë të mërzitshëm si zviceranët. Lëvizja tokësore po vjen ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshëm por për momentin jemi të përkushtuar të pushtojmë qiejt”, tha ai.

Mes 190 vendeve pjesëmarrëse dhe 5600 ekspozuesve, Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes globale si vendi i nderit e përfaqësuar nga tur-operatorë dhe hotelierë, ekspertë të fushës së turizmit e partnerë, të cilët në panele diskutimi, takime dhe një larmi aktivitetesh, do të prezantojnë nën logon “All Senses” përvojat, emocionet dhe shijet unike që e bëjnë Shqipërinë një destinacion turistik atraktiv dhe të shumëdëshiruar.

Next Post
Sonte afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve në KQZ, mbërrin në selinë e PD Blushi i Metës

Sonte afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve në KQZ, mbërrin në selinë e PD Blushi i Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In