• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Athinë, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Greqi: Vizitë historike!

by A R
11/05/2024 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një marrëdhënie të ngrirë mes dy fqinjëve, të dielën kryeministri Edi Rama udhëton drejt Greqisë, nga aty ku do të nis takimin e parë me diasporën.

Në pallatin e sporteve “Galatsit” të Athinës shqiptarët që jetojnë aty janë ftuar për të marrë pjesë në këtë takim të Edi Ramës me diasporën.

Etmond Guri gazetar por edhe një nga zërat kryesor të komunitetit shqiptar në Athinë thotë për Vizion Plus se ai vetë dhe shumë të tjerë do të jenë të pranishëm.

“Të gjithë i janë përgjigjur poztivisht përtej bindjeve politike. Të gjithë do të jenë aty, është një stadium që do të jetë i tejmbushur, madje nëse do të ishte edhe më i madh ambjenti do të kishin ardhur edhe më shumë bashkë atdhetar”, tha Etmond Guri, përfaqësues i komunitetit

Takimin e posaçëm të Edi Ramës kryeministër me diasporën, Etmond Guri e vlerëson si një ngjarje të rëndësishme pasi prej vitesh ai ka munguar.

“Është një vizita historike dhe ndoshta Z.Rama e ka kapur këtë momentum për ta patur si pjesë të agjendës së tij për ti bërë një thirje diasporës shqiptre që ne e presim për të luajtur një rol të rëndësishëm në të ardhmen e vendit”, tha Guri.

Në ritakimin pas 18 vitesh me shqiptarët e Greqisë Edi Rama kthehet si kryeministër por me një premtim 11 vjeçar të papërmbushur deri me tani, vota e diasporës. Kjo e fundit do të përbërjë edhe një nga kërkesa kryesore.

“Të drejtën e votës, pensionet, duam prezencën e shtetit shqiptar, duam tw jemi faktor. Diaposra i plotëson të gjitha kriteret për të ndihmuar shtetin shqiptar nw momente të caktuara që lidhen me interesat e shtetit shqiptar”, tha Guri.

Pritshmëria e diasporës nga takimi me kryeministrin Edi Rama është:

“Nuk jemi në pritjë që do të vijë Ram dhe do të dëgjojmë një fjalim tjetër, por jemi shpresëplotë që do të japë premtime dhe orientime sesi diaspora shqiptare do të ketë rolin e saj për të bashkëpunuar me shtetin shqiptar. Sepse do të ishte e patolerueshme që me gjithë këtë problematikë që u krijua me Greqinë thjesht ta shfrytëzonte thjesht për një fushatë të Partisë Socialiste, do të ishte fatale”, u shpreh Guri.

Përveç takimit të madh me shqiptarët në pallatin e sporteve siguria e të cilit është siguruar edhe nga focat e policisë greke, nga agjenda e kryeministrit Edi Rama në Athinë nuk është thënë nëse ajo do të përmbajë edhe takime të tjera më të vogla.

/a.r

Next Post
Me sytë nga qielli! Stuhia gjeo-magnetike sjell “dritat e veriut” nga Amerika në Europë

Me sytë nga qielli! Stuhia gjeo-magnetike sjell "dritat e veriut" nga Amerika në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e 65-të e tubimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

Dita e 65-të e tubimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

August 3, 2026
U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

August 3, 2026
PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

August 3, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Djegia e teserave në Poliçan, Frrok Çupi: Akt i shëmtuar! Propozimi i PD për Reformën Territoriale është qesharak

August 3, 2026
Zbardhet vrasja e britanikes së gjetur në valixhe në Athinë, arrestohet një afgan

Zbardhet vrasja e britanikes së gjetur në valixhe në Athinë, arrestohet një afgan

August 3, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Prova

August 3, 2026
Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

August 3, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

August 3, 2026
Zjarret në Finiq, Lamallari: Situatë e vështirë. Punojmë nga toka e ajri për shuarjen

Zjarret në Finiq, Lamallari: Situatë e vështirë. Punojmë nga toka e ajri për shuarjen

August 3, 2026
Pas 6 ditësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Dardhë të Librazhdit

Pas 6 ditësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Dardhë të Librazhdit

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com