• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Athinë/ Minxhozi: Grekëve nuk u pëlqen, mund të sfumojë rolin politik që donin t’i jepnin çështjes Beleri

by Java News
13/05/2024 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Skënder Minxhozi thotë se takimi që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë me diasporën shqiptare në Athinë, më 12 maj, ka trazuar shumë karta në Greqi dhe kjo gjë nuk i pëlqen grekëve.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Rama mund të ndikojë te faktori shqiptar, lidhur me orientimin e votës së tyre, teksa Fredi Beleri është një prej kandidatëve të partisë greke në pushtet, për Parlamentin Evropian.

Sipas Minxhozit, grekët nuk e duan “fushatën” e Ramës, pasi mund të sfumojë rolin politik që ata donin t’i jepnin çështjes Beleri.

“Natyrisht që pala greke, cilado qoftë ajo, qeveria, opozita, besoj qeveria të paktën, do donte të kishte Belerin në fushatë dhe jo Edi Ramën. Edi Rama po ia prish planet sepse po ndërhyn në një terren shumë delikat, në mesin e një krize mjaft të mprehtë diplomatike mes dy vendeve të shkaktuar nga arrestimi i një viti më parë të Fredi Beleerit.  Si e tillë, kjo lëvizje e Ramës ka trazuar shumë karta në tryezë. Nëse mund ta quajmë, ky është një kundërsulm i Ramës.

Grekët u përpoqën shumë të bllokojnë procesin integrues të Shqipërisë, për shkak të Fredi Belerit. Tani është Rama që po ngacmon faktorin shqiptar në Greqi, të cilët, pra ky komunitet është i ngulitur prej shumë vitesh dhe një pjesë e tyre e madhe ka të drejtën e votës. Duke vajtur dhe duke marrë kontakt me ta, Edi Rama prish shumë plane dhe shumë nga aritmetika elektorale risku është real që shqiptarët të influencohen dhe të votojnë në një mënyrë të caktuar, ndërkohë që kishin vendosur, pa këtë takim, të votonin dikë tjetër ose diçka tjetër.

Zgjedhja e datës, besoj ka një simbolikë, le të shohin komunitetet e bashkëatdhetarëve tanë që kemi në vendet respektive në Greqi dhe në Shqipëri dhe të mos shohim çështjen Beleri, bie 1-vjetori i Fredi Belerit. Mendoj se Rama kërkon të japë një mesazh që ne na bashkojnë qindra, mijëra njerëz të ndershëm që punojnë dh ekontribuojnë për Greqinë,a shtu siç bën komuniteti grek në Shqipëri dhe jo nga episode të pakëndshme të kësaj natyre. Duan studime për të parë dhe kuptuar se kë voton komuniteti në Greqi dhe sa voton, kë kandidat, sa janë prirjet.

Grekëve nuk u pëlqen që Rama të futet në fushatën e tyre elektorale, sfumon rolin politik që po përpiqeshin t’i jepnin rastit Beleri. Ajo që i bashkon të gjithë këto aspekte, mendoj se është mos dëshira e palës greke për ta pasur Edi Ramën në Greqi. Prania e tij mund të tërheqë jo vetëm vota, por mund të tërheqë vëmendje diplomatike të evropianëve. Pala greke e di fort mirë se me vajtjen e Ramës atje, do të jetë në lupën e Brukselit. Përpjekjet e para të palës shqiptare për të gjetur ambiente, po hasin disa vështirësi teknike.

Mbetet për t’u parë. Unë nuk mendoj se Rama do të tërhiqet nga turi i tij. Vizita e Ramës në Greqi dhe në vendet e tjera ka dhe një aspekt tjetër njerëzor, në sensin që i detyrohet falje morale, si kryeministër i vendit atyre njerëzve që kanë punuar, kanë lindur fëmijë, kanë sjellë para këtu, kanë kontribuar shumë edhe për ekonominë e Shqipërisë”, theksoi ai./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In