Kryeministri Edi Rama, ndonëse i bën thirrje SPAK për hetimin e Sali Berishës, në 9 vite qeverisje nuk ka bërë asnjë kallëzim kundër ish-kryeministrit demokrat.
Po ashtu, as ndaj Ilir Metës, të cilin për 4 vite e pati aleat në qeverisje.
Në momentin që nuk ka asnjë kallëzim, Rama nuk mund t’ia faturojë SPAK-ut mos hetimin.
“SPAK që të nisë hetim për Berishës duhet të ketë fakt penal.
Rama ka 9 vite në pushtet dhe mund të bënte audit për veprimtarin e qeverisë Berisha dhe mund të bënte kallëzim penal për të gjitha shkeljet”, shprehet juristi Ledio Braho.