• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama ndryshon qëndrim: Kokaina e Maminasit u kap në bashkëpunim me italianët

by Java News
28/03/2018 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga qëndrimi i shprehur pak orë pas kapjes së 613 kg kokainë në kapanonin e “Arbri-Garden” muajin e kaluar në Maminas të Durrësit, kur tha se sasia rekord e drogës u zbulua nga autoritetet shqiptare. Gjatë një interviste për gazetën gjermane “Die Wielt” Rama ka dhënë një version tjetër, duke u shprehur se droga u sekuestrua në bashkëpunim me policinë italiane.

“Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Cili ishte reagimi? “Nëse sekuestrohen 600 kilogramë, atëhere duhet të ketë shumë më shumë se aq.” Shikoni numrat që vijnë nga Roterdami apo Hamburgu dhe porte të tjera. Nëse diçka sekuestrohet këtu, nuk do të thotë që ne jemi qëndra“, është shprehur Rama

WELT: Gjithsesi, raporti vjetor i Europolit ishte kritik. 

Kryeministri Edi Rama: Nuk mendoj se Shqipëria është qëndra e ndonjë gjëje. Sigurisht, kanabisi ishe i tmerrshëm për ca kohë, por ne e zgjidhëm këtë problem. U deshën tre vjet dhe nuk qe e lehtë, por të thuash që të gjithë konsumuesit e kanabisit në Hollandë varen nga ne është paksa e rrezikshme. Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Cili ishte reagimi? “Nëse sekuestrohen 600 kilogramë, atëhere duhet të ketë shumë më shumë se aq.”

Shikoni numrat që vijnë nga Roterdami apo Hamburgu dhe porte të tjera. Nëse diçka sekuestrohet këtu, nuk do të thotë që ne jemi qëndra. Për çdo trafikant droge shqiptar të arrestuar, ne gjejmë qindra numra me kode ndërkombëtare në telefonat e tyre. Është krim i organizuar europian. Shqipëria është pjesë e tij. Është shumë e lehtë të akuzohet Shqipëria. Ndodh gjithmonë kështu. Kur Bullgaria donte të anëtarësohej në BE u quajt shteti që deshi të vriste Papën. Rumunët u akuzuan se depërtuan në Europë me prostituta të mitura. Gjithmonë të vendoset një etiketë e tillë.

a.ç

Next Post
FOTOT/ Deputeti shqiptar imiton Putinin, tregon muskujt në borë

FOTOT/ Deputeti shqiptar imiton Putinin, tregon muskujt në borë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jo”-ja e Albertës ndaj ndarjes i jep Carney-t një shtysë, ndërsa presioni i Trump bashkon kanadezët

“Jo”-ja e Albertës ndaj ndarjes i jep Carney-t një shtysë, ndërsa presioni i Trump bashkon kanadezët

October 21, 2026
Përqafimi i Putinit nga Trump e trazon Evropën, por jo mjaftueshëm për t’u shkëputur nga SHBA-ja

Përqafimi i Putinit nga Trump e trazon Evropën, por jo mjaftueshëm për t’u shkëputur nga SHBA-ja

October 21, 2026
46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In