Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet e tij sociale, përmes së cilës vë në pah përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT).
Në postimin e tij, Rama thekson se UKT tashmë ofron mbështetje 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, si dhe ka vënë në dispozicion katër kanale të reja komunikimi për t’iu përgjigjur më shpejt kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.
“Mirëmëngjes dhe me përmirësimin e shërbimeve të UKT-së, që tashmë ofron mbështetje 24/7 dhe 4 kanale të reja komunikimi për t’iu përgjigjur më shpejt nevojave të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.












Dakord me të gjitha.
Po ujë, a ka 24/7 ?
Ujë….