Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen për rrugën e re Shëngjin-Velipojë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se punimet po shkojnë drejt përfundimit.
“Mirëmëngjes dhe pamjet e rrugës së re Shëngjin-Velipojë, e cila po shkon drejt përfundimit, duke ofruar një tjetër spektakël të bukurive shqiptare në vazhdën e zbulimit të Shqipërisë Turistike, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama në Facebook.