• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama ndan historinë e tre emigrantëve të kthyer, skenografi: Gjeta një Shqipëri ‘burrërore’!

by E S
12/04/2025 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në puntatën e radhës të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama bashkëbisedoi me tre sipërmarrës, të cilët janë kthyer nga jashtë për të investuar në Shqipëri.

Skenogari Aleksandër Çifligu rrëfeu kur u largua në Greqi dhe se si u bë pjesë e ‘botës’ televizive që atje. Në vitin 2011 vendosi që të kthehej në Shqipëri, për të vazhduar punën në Tiranë. Kur u kthye në Shqipëri, ai thotë se gjeti një Shqipëri ‘burrërore’ nga ajo fëminore që kishte lënë kur ishte larguar.

“Gjuhën e mësova shpejt më pas vazhdova shkollën gjimnazin e natës sepse ai vit më ndihmoi qe të futesha direkt në punë, në punishtet e asaj lagjeje me tela dhe ambazhura. Por fati desh që shumë shpejt të kanalizohem në një studio televizive. Shumë shpejt kuptova që ishte puna dhe zanati që kisha pasion. Mosha shumë e vogël 14 vjeç e gjysmë kur futeshin ata çunat në studio, me butaforitë skenike, seriale, filmat kinematogafikë, më dukej sikur po shikoja ende Herkulin. Ishte edhe gabimi i parë që bëra sepse nuk është i vetmi. Janë shumë. Por që më dukej e rëndë 14 vjeç, dhe vajta e preka dhe ndërkohë që ranë të gjitha kollonat dhe më duhej t’i riparoja. Aty filloi një dashuri përsa i përket skenografisë. Deri në 2011 që vendosa të lëviz, i ngopur, të lëviz me shumë projekte. Mu gjendën njerëz në fushën artisitike që më orientuan drejt skenografisë. Athina ishte magji në atë periudhë se kishim kaluar Lojërat Olimpike, Eurovisioni për fushën time ishte një gjë e jashtëzakonshme. Filmat që vinin që mu dha mundësia për të marrë pjesë.”, u shpreh Aleksandri.

Besniku tregoi se emigroi në Greqi në ’97-ën. Qëndroi atje për disa vite, ku krijoi kompani në fushën e ndërtimit. Por siç tha ai, betoni e lodhi shumë shpejt, dhe me një vendim të shpejtë, shiti kompanitë dhe u kthye në vendlindje në Divjakë, ku edhe filloi të merrej me bimët medicinale.

”Si shumë bashkëatdhetarë të mi emigrova në ’94 në Greqi. Punova pak muaj në bujqësi dhe rastësisht rashë në një pikë ndërtimi, ku fillova të punoja dhe pata edhe përkrahje. Shumë shpejt, krijova kompaninë e parë në ndërtim. Filluam të punonim me dinjitet dhe korrektësi, patëm përkrahje edhe nga bashkëatdhetarët dhe vendasit. Krijoja kompaninë e dytë, dhe në 2003 kompaninë e tretë. Betoni më lodhi shpejt dhe po mendoja të kthehesha aty ku kisha lindur. Mora vendim të shpejtë, brenda dy muajsh mbyll kompanitë dhe bëra shitje dhe u ktheva në Shqipëri. U nxitova për ta lindur djalin në Shqipëri. Kur u ktheva po merresha me atë çfarë kisha bëra para se të ikja, prindërit merreshim me bujqësi, kultivonin bimë medicinale. E pashë si mundësi, dhe pashë potenciale të lartë. Mu desh të merresha me organizimin. Nisa të bëja grupimin e parë të fermerëve në zonë, u certifikuam me standartet.”, u shpreh Besniku.

Ndërkohë Lolita Lumi që vjen nga një zonë e thellë e Shqipërisë, tregoi se për shumë vite prindërit e saj kanë jetuar jashtë vendit për t’ju siguruar fëmijëve një jetë më të mirë. Ajo thotë se kur ka shkuar në Greqi, kur ka qenë 13-vjeçe, ka parë për herë të parë Evropën.

Pasi u njoh me bashkëshortin e saj, u largua drejt Gjermanisë, por u kthye më vonë. Ajo tashmë merret me turizmin në veri.

“Kur shkova në Theth u mahnit. I thashë që kur të kemi fëmijë do t’i rrisim këtu. Ideja është se nuk duam të bëjmë ndonjë luks dhe të ndryshojmë diçka. Nuk ka nevojë për gjakuzi për të treguar mikpritjen dhe traditën. “, tha ajo.

Next Post
“Çfarë muzike dëgjon?”/ Basha batuta me të rinjtë: Kur jam në timon Unikatilin, ku të mbetën shokët

“Çfarë muzike dëgjon?”/ Basha batuta me të rinjtë: Kur jam në timon Unikatilin, ku të mbetën shokët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In