• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama ndalet në Fier: Një nga korsitë e bajpasit, gati në verë

by Java News
19/12/2018 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas takimit në Vlorë, Kryeministri Edi Rama dhe ministrin Damian Gjiknuri inspektuan punimet që po kryhen në Bypass-in e Fierit, një aks mjaft i rëndësishëm rrugor, si për zhvillimin e turizmit, ashtu edhe për impaktin në bujqësi, meqenëse Fieri është rajoni më i rëndësishëm i prodhimit bujqësor në vend.

Kryeministri Rama, duke nënvizuar faktin se puna në këtë Bypass rinis pasi u adresuan problematikat e trashëguara nga një kontratë e papërgjegjshme, kërkoi që të paktën njëra korsi e tij të jetë gati verën e vitit që vjen.

“Kjo u bë si nyje në fytin tonë për kaq shumë vite. E trashëguam në një kontratë super mizerabël, një kontratë e bazuar në një ofertë të papërgjegjshme dhe futur në të gjithë ato kanalet ligjore të vështira për të dalë, bëmë të gjitha përpjekjet që ta vëmë në lëvizje. Ishte e pamundur. Pastaj u detyruam të prishim kontratën, ta rifillojmë nga e para me Bankën Europiane dhe jemi sot më në fund në pikën ku rinisim, por tani nuk kemi më asnjë justifikim dhe asnjë mënyrë se si të mund të dalim përpara njerëzve, nëse në verën e ardhshme këtu nuk kalohet. Kështu që, një korsi duhet të jetë e hapur patjetër. Punoni ditën, punoni edhe natën!”  – u shpreh Rama.

Me gjatësi afërsisht 22 km dhe vlerë prej 60 milion Euro, financuar nga BERZH dhe BEI, Bypass-i i Fierit është pjesë e korridorit të rëndësishëm rrugor që lidh Veriun me Jugun e vendit dhe kalon nga Lushnja në Vlorë.

/a.rada

Next Post
Udhëzimi/ Ja si mund të merrni me qira tokat shtetërore deri në 99 vjet

Abuzimet me pronat në Tiranë, kallëzohen ish-zyrtarët e lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një tjetër zyrtar i PD-së paraqitet në SPAK, shkak financimi i Kuvendit të Rithemelimit

Një tjetër zyrtar i PD-së paraqitet në SPAK, shkak financimi i Kuvendit të Rithemelimit

January 13, 2026
UNESCO propozon projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, mësueset: Fëmijët po humbasin identitetin

UNESCO propozon projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, mësueset: Fëmijët po humbasin identitetin

January 13, 2026
Paralajmërimi i Trumpit, reagon Pekini: Luftërat tregtare nuk nxjerrin asnjë fitues

Paralajmërimi i Trumpit, reagon Pekini: Luftërat tregtare nuk nxjerrin asnjë fitues

January 13, 2026
Samiti në Abu Dhabi, Rama: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

Samiti në Abu Dhabi, Rama: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

January 13, 2026
“Në PD kanë hall derisa të ikësh, po ike të thërrasin edhe për bisedime…”/ Salianji i prerë: Nuk largohem!

“Në PD kanë hall derisa të ikësh, po ike të thërrasin edhe për bisedime…”/ Salianji i prerë: Nuk largohem!

January 13, 2026
VIDEO/ Rama e nis ditën me flotën e re të policisë së shtetit

VIDEO/ 113-vjetori i Policisë së Shtetit, Rama: Në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë

January 13, 2026
SHBA lëshon alarm të ri: Qytetarët amerikanë në Iran të largohen shpejt ose të shkojnë në vende të sigurta

SHBA lëshon alarm të ri: Qytetarët amerikanë në Iran të largohen shpejt ose të shkojnë në vende të sigurta

January 13, 2026
“Padia në SPAK nuk është shaka politike”, sa vite burg rrezikon Këlliçi nga kallëzimi i Bardhit

“Padia në SPAK nuk është shaka politike”, sa vite burg rrezikon Këlliçi nga kallëzimi i Bardhit

January 13, 2026
Tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, të rinjtë ‘hidhen në erë’

Tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, të rinjtë ‘hidhen në erë’

January 13, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Krimet e Berishës janë të dukshme”, Beqiri: Veprat e tij i dinë edhe shërbimet e huaja partnere

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In