• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Mundëm Saliun me gjithë shtetin, s’mundkemi dot Ervin Duman!

by Java News
03/04/2019 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, ka ironizuar lidhur me pretendimet e opozitës për blerje votash. Sipëas tij, PS mundi Berishën kur kishte në dorë të gjithë shtetin e është ironike të deklarohet se kanë nevojë të blejnë vota për me mund Bashën. “Mundëm Berishën kur ai mbante në dotë të gjithë shtetin, e s’mundkemi dot Ervin Duman. PS s’ka nevojë të blejë votash sepse kemi dëshmuar historikisht se jemi shumicë në të gjitha zgjedhjet”, deklaroi Rama.

“E vërteta është që me sistemin që kemi zgjedhur, pavarësisht se si është dëshiruar të interpretohet e komentohet lart e poshtë , për të interesuarit për të justifikuar humbjet e tyre, kemi sot një parlament që s’do ta kishim kurrë me sistemin e kaluar. Mjafton të shikojmë numrin e grave në parlament.

Mos të harrojmë se 10-15-vjet më para parlamenti kishte 2 a 3 gra. Me këtë sistem ne kemi krijuar kushte për një përfaqësi më të gjerë. Ky është fakt. E dëshmojnë të gjitha zonjat që janë në parlament. Parlamenti i Shqipërisë është vendosur në shënjestër për 1 mijë e 1 arsye, por sikundër treguan edhe faktet, se ajo baltë ishte më së shumti propagandë. Nga ana tjetër do iu lutesha që të mbajmë parasysh nga vijmë dhe të mos heqim dorë nga horizonti ku duam të shkojmë.

Jemi në një të enjte interesante, ah po është e mërkurë, se mua për çdo herë që ka parlament e enjte më duket, pra ata që ishin dje këtu sot janë jashtë.

Pra pse dolën ata? Pasi iu mbaruan llafet, u mbaruan dhe vezët, dhe boja e dolën në rrugë, me idenë që do marrin zvarrë parlamentin, qytetarët e axhendën evropiane të vendit, se janë mësuar t’i fitojnë gjërat pa qenë shumicë. Tani thonë po ikim fare e po marrim komplet qeverinë.

Ne në 2017-ën u dhamë atyre mundësinë, që të rifuten në lojë, por nuk do ua u japim më këtë mundësi, sepse morën atë që deshën po nuk i bënë ato për të cilat u zotuan.

U dhamë gjysmën e qeverisë dhe prapë i humbën zgjedhjet. ”

“Nuk e kemi futur ne reformën zgjedhore si kush për një proces skanimi të plotësimit të detyrimeve të Shqipërisë në raport me integrimin, e kanë futur ata dhe miqtë e tyre në Berlin, në partitë simotra në Berlin, dhe ne e kemi mirëpritur. Pse? Për të njëjtën arsye, për t’i thënë fund administratës zgjedhore politike, dhe për ta kthyer në një administratë të depolitizuar që i shërben vetëm procesit. Nëse një militant i verbër është në gjendje të shkojë dhe t’i bjerë me kokë derës së kryeministrisë të hedhë bojë mbi murin e ministrisë së Brendshme, të bëjë burg për llogari të atyre që e shtynë në atë rrugë, shkon në komision zgjedhor edhe shkel ligjin. Ndërkohë që një mësues, apo cfarëdoqofftë punonjësi që zgjidhet me short a cfarëdoqoftë, kur shkon në komision të votimit nuk shkon as të mbushë as të zbrasë kutinë për llogari të asnjë kryetari partie. Jemi gati ta largojmë këtë barbari. Jemi gati për të gjitha rekomandimet e tjera, që sigurisht nuk zgjidhin problemin e besimit, sepse nuk është shpikur akoma një sistem zgjedhor që t’i japë Bashës pushtetin në tavolinë apo pa e fituar në vota, ne kemi një qasje tonën dhe ne do ta bëjmë këtë. Votën e shqiptarëve, jashtë atdheut, duan s’duan ata, ne do ta bëjmë. Jemi gati të bëjmë edhe diçka që nuk është qasja jonë, por unë e shoh me optimizëm, votimi elektronik, ne i kemi bërë testet, dhe jemi gati të provojmë në atë rrugë, të fusim teknologjinë offline, jo online në votim. Njëra është pjellë e çadrës, dhe nevojë e kohës, për të futur votën e emigrantëve që nuk janë në rekomandimet e OSBE.

Qasja e zgjedhur nga sekretari ynë për çështjet zgjedhore dhe propozimi i tij për të përfshirë PD-në në komision me një karrige, dhe me të drejtën për të dhënë opinionin e vet, është vullnet i mirë nga ana jonë, për të krijuar hapësirë që të përfundojë i vetmi proces që ne kemi bashkë me ta. Procesi i rregullave të lojës, reforma zgjedhore cakton rregullat e lojës për në zgjedhje. I vetmi, i vetmi rast dhe e vetmja pikë ku jemi gati të ulemi me ta, të dëgjojmë të pranojmë sugjerime brenda kornizës së Osbe. Për të tjera çështje, ju e keni të drejtën e pjesëmarrjes në Kuvend, mund të ishim ne që e kemi problem, se bëheni shumicë, ju do keni pjesën tuaj, dhe ju bëni shumicë, ata kanë karrigen e tyre.

Ne jemi njëra anë tjetër, e pangjitshme me ju, nuk ngjitemi dot, duhet të qahemi ne, se ata kanë një karrige që e kanë ata të lirë për ta përdorur. As nuk kanë ardhur të thonë si e duan atë reformë zgjedhore, ne do t’i presim aq sa pret puna. Nëse nga ana e KE, do të kuptojmë se ligji zgjedhor duhet kaluar përpara se të merret vendimi për çeljen e negociatave, ne do ta kalojmë këtu, dhe do ti bazohemi vetëm rekomandimeve të OSBE-ODIHR, do të jetë një vendim që nuk vlen në këto zgjedhje vendore, nuk mund të bëhet depolizimi. Do të votojmë vetëm kornizën e OSBE, ODIHR. Për ne është kantier i hapur reforma zgjedhore, dhe do t’i kthehemi përsëri për votën e emigrantëve. dhe me ju jemi gati të diskutojmë çdo gjë tjetër.  Karrigia e tyre vlen vetëm për kaq, dhe është me afat. Ata mund të kenë shpresë që këtu do vinë nga qielli negociatorë e do na ulin në tavolinë e do na thonë hë tani djema si do e zgjidhni këtë punë”.

 

/a.meta/javanews.al

 

Next Post
Protestuesit përplasen me policinë gjatë kohës që Rama mban fjalën në Kuvend

Protestuesit përplasen me policinë gjatë kohës që Rama mban fjalën në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
Rama flet për “Corriere Della Sera”: Jemi vend me shumë fat! Turistët nuk kërkojnë vetëm detin, por edhe përvoja…

Rama: Eurodeputetë që erdhën në protestën e Tiranës, votuan pro rezolutës. Opozita iku për të dalë në fotoprotestë…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In