• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama-Meta prezantojnë Dakon: Dhe Duma voton drejtimin e duhur

by
06/05/2015 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta kanë qenë sot në Durrës ku kanë prezantuar zyrtarisht kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Vangjush Dakon.

Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se Dako jo vetëm që është drejtimi i duhur por ndoshta edhe rivalja e tij nuk është çudi nëse voton kreun aktual të bashkisë së qytetit bregdetar.

“Ne e dimë që vota është e fshehtë. Dhe në këtë mënyrë ndoshta edhe Grida Duma nuk do të ishte çudi nëse votën ia jep Dakos duke votuar në këtë mënyrë drejtimin e duhur. “ tha Rama

Duke vijuar më tej Kryeministri u shpreh se Partia Demokratike i ka përdorur bashkitë për ti bërë luftë qeverisë, ndërsa në bashkitë e majta ka bllokuar projektet. Rama theksoi se në Durrës janë planifikuar në 18 muaj më shumë investime se 20 vjet. Shefi i qeverisë nënvizoi se vota e 21 qershorit nuk është votë politike dhe nuk ndryshon qeverinë por qytetin.

 “Rrugëtimi që keni bërë me Vangjushin është më i gjatë se kaq, por për mua dhe shumë të tjerë, puna ka nisur realisht vetëm 18 muaj më parë, sepse për fat të keq, bashkitë e drejtuara nga socialistët, pala tjetër i ka konsideruar si kështjella për tu marrë. Me Durrësin ka ndodhur një rrethim nga të gjitha institucionet për ti zënë frymën. Vota në këto zgjedhje nuk ndryshon asgjë në Tiranë, këto janë zgjidhje se çfarë do të bëhet për qytetin. Janë zgjedhje për të vendosur se sa përmes bashkëpunimit me qeverinë, Bashkia e Durrësit do të jetë në gjendje të stimulojë investimet private. Në këto zgjedhje realisht qytetarët që do të shkojnë të votojnë më 21 qershor do të zgjedhin një kryepunëtor dhe nuk do të vendosin ngjyrën politike që ka më shumë apo më pak vota”, u shpreh kryeministri.” tha Rama

Nga ana e tij edhe kryeparlamentari Meta shprehur mbështetjen e LSI për Vangjush Dakon për të vijuar ndryshimet në Durrës. Ndërsa vetë Dako kërkoi nga qytetarët durrsakë votën për të vijuar siç tha ai në “Drejtimin e duhur”.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Shqipëria kundër Francës me talentin 49 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com