• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Rama-Meta, një dashuri-urrejtje dhe njeriu i çadrës që pret!

by Enkel Demi
01/04/2017 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Enkel Demi

Kanë kaluar katër vjet nga 1 prilli i mirënjohur i vitit 2013. Koalicioni që u thurr at’botë në Shkodër nuk mundi të vendosë mish. U tret, falë dietave të forta dhe mosmarrëveshjeve. Një pjesë e gazetarëve mundohen ta rrëmojnë armiqësinë e krijuar në qeveri tek numrat, interesat e prishura vendore apo qendrore, kombinimet e politikës së ditës e kështu me radhë. Madje, edhe njeriu i çadrës ka 40 ditë që pret, sepse e sheh krizën thjesht aritmetikë.

Në fakt, sherri është i thellë dhe ka lëshuar rrënjë në urrejtje. Ilir Meta dhe Edi Rama urrehen. Nuk kanë harruar asgjë, kurrë nuk i kanë vënë kapak mërisë së tyre. 21 janari, “një votë, një pallat” janë vetëm ato që shquhen dritës për diell. Këta dy njerëz do qetësohen vetëm, kur të shohin tjetrin të përmbysur. Ani, se në Shqipëri mendojnë që politika nuk ka ndjenja, ky është rasti që ka, madje njeh maja të këtilla emocionale, siç është urrejtja.

Atë 1 prill të vitit 2013 të dy i mbajti shpresa që pushteti i ardhshëm, ndarja e tij përsëmbari, kotja që të fal qeverisja do zbuste këtë ndjenjë kaq të fuqishme dhe mund ta vinte në gjumë, në harresë. Por, 1 prilli i rrenave qëlloi i tillë edhe në datën 2 prill dhe më tej, deri sot, kur janë thurrur katër vjet në këtë rrjetë të tmerrshme urrejtje. Nuk e shohin sho-shoqin më sy, e kanë zët, ndaj dhe nuk duan një marrëveshje të re. Lëvizja Socialiste për Integrim po bën gjithçka mos ta ketë këtë marrëveshje, Edi Rama nuk po luan asnjë gur që ta ketë këtë marrëveshje. Garantët e pikëpjekjes së katër viteve të shkuara kanë rënë. Nar Koka dje e ngrysi në polici, Koço Kokëdhima u shpall armik. Tani kanë mbetur vetëm ata të dy, të cilët ajo ngjarje e Shkodrës i lidhi jo në aleancë, por në vargonj torture. Tash, ora ka rënë. Janë të lirë të urrehen për qejf.

E mira është që askush mos të kërkojë më ndërmjetësinë e një marrëveshje, e cila nuk kapërdihet as në mëngjes, as në mbrëmje. Urrejtja e dy udhëheqësve është bërë kapilare dhe ka zënë çdo qelizë të dy partive. Socialistët dhe lësëistët atje poshtë e shtyjnë ditën duke i ngritur kurthe njëri-tjetrit. Diku bllokojnë buxhete bashkish, diku ndihmën ekonomike, diku i grabisin organizatat bazë, diku pushojnë nga puna drejtorë të mëdhenj a të vegjël. Pushteti është ndarë në llokma, ku të dyja palët po sillen me to si “tokë e xanun”. Askush nuk hyn tek pjesa e tjetrit, thua se janë ngritur klonet e kufirit të dikurshëm. Ministrat e qeverisë qysh në krye kanë qenë në skuadra të ndryshme, ndërsa kryetari i qeverisë ka katër vjet që duron si me qen’ kinez që letrat e ca kabineteve para se të shkojnë tek ai, kalojnë nga kryesia e Kuvendit.

Ndaj, kësaj here ka vetëm një mënyrë që kjo urrejtje mos të mbijë si bari i keq i fierit. Mos t’ia lypë kush një marrëveshje të re askujt. Palët të gjejnë guximin të ndryshojnë ligjin zgjedhor. E kthejnë Shqipërinë një zonë elektorale, caktojnë një prag dhe shkohet në zgjedhje. Pas tyre, numrat e vërtetë mund të diktojnë aleanca, qeveri me bazë të gjerë ose brenda së majtës, por gjithçka do të diktohet nga vullneti i qytetarëve i shprehur në votë dhe jo nga ndjenjat e dy njerëzve, sado të larta të jenë ndjenjat dhe sado të lartë të jenë njerëzit, tek e fundit janë vetëm dy shqiptarë që thjesht urrehen dhe kjo nuk është rrenë 1 prilli.

Next Post
Ronaldo ndryshon sërish modelin e flokëve

Ronaldo ndryshon sërish modelin e flokëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In