• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama-Meta: Kadare, përfaqësues i denjë i kulturës së kombit

by Java News
31/01/2016 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministri, Edi Rama, morën pjesë në ceremoninë e përurimit të shtëpisë së restauruar të shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, që përkon dhe me 80-vjetorin e tij.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deputetë të qarkut të Gjirokastrës, kryetarja e Bashkisë, Zamira Rami etj.

Kryetari i Kuvendit, Ilir  Meta, vlerësoi figurën e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, duke e cilësuar si përfaqësues të denjë të kulturës së kombit tonë dhe të identitetit europian të tij.

“Dua të falënderoj shumë Ministrinë e Kulturës, qeverinë, bashkinë e Gjirokastrës për këtë përkushtim që kanë treguar dhe që më në fund kanë sjellë një institucion kaq të rëndësishëm kulturor, që nuk është vetëm gjirokastrit, që nuk është vetëm shqiptar, por është evropian, është ndërkombëtar dhe që do t’i japë një dimension tjetër edhe qytetit të Gjirokastrës. Sa i takon kësaj dite të rëndësishme, këtij momenti të rëndësishëm, mund të them se të gjithë ndihemi krenare, sepse Kadare përfaqëson kulturën e kombit tonë, identitetin tij europian dhe natyrisht që kjo është shumë e rëndësishme, sidomos në këto momente për vendit tonë dhe për kombin tonë. Kështu që i uroj mbarësi, suksese dhe jetë të gjatë e të pafundme”,  tha Meta.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama  u shpreh se “Pikërisht në harkun kohor të ditëlindjes së Ismailit, ne jemi sigurisht të kënaqur që mundëm falë punës këmbëngulëse të ministres dhe të kryetares së Bashkisë të çelin dyert e kësaj shtëpie me rëndësi të madhe për kujtesën historike të Gjirokastrës, por edhe të vetë kombit shqiptar. Por, do të vazhdojmë me fazën tjetër, sepse shtëpia ka nevojë që të popullohet me librat e Ismailit, me dorëshkrime dhe sende personale që jam i bindur do të na i japë, edhe pse si gjirokastrit, do të na i japë me pikatore, pak nga pak. Dhe kështu për të pasur brenda mureve të shtëpisë gjithë botën letrare të Ismailit. Shtëpia të mos jetë thjesht një muze, por të jetë një mjedis i gjallë që të rrijë hapur, të tërheqë njerëz jo vetëm për ta vizituar, por edhe për të studiuar dhe për të lexuar. Është një sfidë më vete të marrësh fjalën kur ke parasysh që po flet për njeriun që me fjalën shqipe ndërtoi një muze të tërë monumentesh të letërsisë, jo vetëm shqiptare, por dhe të letërsisë botërore”.

Ministrja e Kulturës, Kumbaro, tha se shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare do të kthehet në një qendër kulturore. “Në fakt shtëpinë ia ka dhuruar shumë bujarisht Ministrisë së Kulturës për ta ndarë atë me të gjithë, jo vetëm me Gjirokastrën. Ishte një shtëpi, e cila në vitin 2000 u dogj dhe me kontributin e UNESCO-s dhe të shtetit u rindërtua”, tha Kumbaro.

Kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, shprehu mirënjohjen për shkrimtarin e njohur gjerësisht.

Next Post

Vendet me femrat më të bukura, ja si renditet Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In