• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Mësuesit duhet të jenë të paprekshëm

by A R
16/12/2015 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama tha se figura e mësuesit duhet të jetë i vetmi pushtet mbi shkollën. Në një darkë të shtruar për nder të 1 mijë mësuesve më të spikatur të vitit, Kryeministri theksoi se mësuesit duhet të jenë të paprekshëm nga politika.

“Në fakt i vetmi pushtet mbi shkollën është pushteti i mësuesit dhe për mua prsonalisht përtej domosdoshmërisë për të luftuar korrupsionin, k rëndësi edhe më të madhe fakti që, duke bërë këtë, ne rrisim autoritetin e figurës së mësuesit. Një figurë që duhet të luftojmë të gjithë së bashku për ta bërë të paprekshme. Cdo autoritet publik duhet të qëndrojë me respekt para tyre. Ashtu sic dhe ndodh tek vendet të cilave ne duam ti ngjajmë, ku nuk ka politikë që guxon të prekë mësuesit.”- u shpreh Rama

Për këtë qëllim, Kryeministri shtoi se projekti i Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë për të krijuar Kartën e Mësuesit, është pikërisht në funksion të krijimit të kushteteve për të bërë mësuesin të paprekshëm ditën kur qeveritë do të ndërrohen.

“Për këtë arsye jemi investuar që ti kualifikojmë mësuesit, duke arritur që cdokush të ketë kartën e tij, kreditet e tij dhe këto, sot, nesër, pasnesër, pasi të ikë e të vijë një qeveri, të mbeten aty si paratë në bankë, ku askush të mos guxojë të mohojë sesa ke e sesa pikë nuk ke.” -tha Kryeministri.

Rama shtoi se akuzat që i janë bërë reformës në arsim, më së shumti i janë drejtuar mesazherit dhe jo vetë reformës apo përmbajtjes së saj.

“Ajo që ne po humbasim, dhe që unë besoj se duhet ndarë me ju, pasi ju keni një përgjegjësi më të madhe, që ka të bëjë me edukimin e fëmijëve dhe qytetarëve, është fakti se në vend të kundërshtisë së shëndetshme, ne jemi të gjithë të kërcënuar nga histeria kundërshtuese që zëvendëson objektin e diskutimit me përplasjet mes individëve. Që zëvendëson dialektikën e ballafaqimit me nevojën për të asgjësuar, jo mesazhin por mesazherin, jo atë që thuhet por personin që e thotë.” -tha Rama.

Rama tha se ka ende drejtues shkollash që nuk e meritojnë të jenë aty ku janë, por, sipas Kryeministrit e rëndësishme është se një grup mësuesish kompakt, ka fuqinë që të bëjë presion drejt këtyre personave.

“Kanë prodhuar jo pak por 177 mijë nxënës, me dije të deformuara dhe efekti zinxhir i korrupsionit që i solli në sistem ka lënë jashtë mësues të mirë e kualifikuar. Mijëra e mijëra të tjerë u prekën seriozisht nga universitetet private jashtë cdo standarta ligjor e cilësor. Nuk ka receta të përsosura e as ilace magjike por vetëm reforma e masa të cilat mund të hanë diskutim cdo ditë, cdo orë, por që pa asnjë më të voglin dyshim janë të nevojshme. Është e sigurtë se një nga betejat më të rëndësishmë dhe armiku më i rrezikshëm që ne kemi në këtë proces është tulatja e cdo shqise për të bërë një debat të shëndetshëm dhe largimi nga një parim themelor, respektimi i mendimit të tjetrit. Nëse kjo sëmundje trashëgohet do të ishte fatale për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij vendi.

Ka ende sot drejtues shkollash që nuk e meritojnë të jenë aty ku janë, ashtu sic ka edhe drejtorë institucionesh që nuk e meritojnë të jenë aty ku janë. Por mendoj se arsimin nuk e përcaktojnë këta, por kompaktësia e mësuesve, pasi bashkësia e mësuesve nuk mund të preket nga këta të parët.”- theksoi Rama.

Next Post

Vendimi / Qeveria shpërblen me dy paga policët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In