• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, mesazh të pavendosurve: Nëse më 25 prill votoni opozitën, rindërtimi do të “këputet”

by A R
05/03/2021 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama po prezanton këtë të premte programin për rindërtimin. Gjatë fjalës së tij, teksa numëroi gjërat që janë bërë deri më tani për procesin e rindërtimit, kryeministri Rama sulmoi dhe opozitën, teksa tha se nëse ata fitojnë me 25 prill, ky proces do të këputet në mes.

Sipas kreut të qeverisë, është e vërtetë që familjet e prekura nga tërmeti katastrofik duan që të kthehen sa më shpejt në shtëpitë e tyre, por ky është një proces që zgjat.

“Kanë kaluar vetëm 15 muaj dhe a mund të ma thoni ku është një kompani, një ndërtues, që e ndërton një pallat për 15 muaj. Në rastin më të mirë projekti zgjat dy vjet, nga fillimi i hartimit të tij. Shumë kush flet se erdhën zgjedhjet dhe prandaj po punoni, jo! Të gjitha këto që sot janë kantiere të hapura nëpër Shqipëri, janë punë të nisura dy-tre-katër-pesë vite më parë. Ndërkohë që kantieret e rindërtimit jo që nuk janë të vonuara, por janë në një ritëm që është absolutisht një ritëm për të cilin ne jemi të qetë, një ritëm optimal. Për të arritur deri në kantier na është dashur të trajtojmë pafund dokumente pronësie.

Unë jam shumë krenar që ne po ju kthejmë nxënësve, prindërve, mësuesve, shkolla, kopshte, çerdhe, që krahasohen me ato që ishin dhe që ata humbën, po aq sa mund të krahasohet dita me natën. Shkolla, kopshte e çerdhe që mund të gjenden kudo në vendet e BE.

Për mua procesi i rindërtimit është procesi i konfirmimit të ambicies sonë, procesi i vërtetimit të vërtetësisë së fjalës sonë se ne nuk do të lëmë kurrë asnjë vetëm, është procesi i nxjerrjes në pah të një dallimi shumë të madh mesh nesh dhe atyre që pretendojnë të rikthehen për të marrë një mandat të pestë, pasi nuk kanë reflektuar asgjë, nuk kanë ndryshuar aspak.

Le ta themi për të gjithë ata që kujtohen për ato ditë dhe ato net të menjëherë pas goditjes nga tërmeti dhe ne ishim aty për të bërë sistemimin e parë. A mund ta zgjojë një tërmet në 3 të mëngjesit Lulzim Bashën? A ndodh që ai të shfaqet aty, të lërë gjumin, për të qenë aty? A ka njeri që mendon se ky proces mund të përfundojë, nëse më 25 prill filli i këtij procesi këputet dhe nëse më 25 prill fatet e vendit bien në duart e atyre që janë të njohur për shkatërrimin që kanë bërë.

Ne po dalim më të fortë, çdo familje e goditur po del më e fortë. Më lejoni t’iu them të gjithëve, atyre që janë sot të pavendosur e mendojnë të mos votojnë fare, apo atyre që e shohin këtë proces me anësi politike, pyetja ime është e thjeshtë “Nëse keni nevojë për një mjek, sepse keni urgjencë, dhe mjeku qëllon që të jetë socialist, t’i përkasë një partie tjetër, e ndërkohë aty pranë keni një veteriner që është demokrat e i përket partisë suaj, kë do të merrni veterinerin apo mjekun?””, tha kryeministri Rama.

/a.r

Next Post
Tianwen-1 do të ulet në Mars në maj ose qershor

Tianwen-1 do të ulet në Mars në maj ose qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

November 15, 2026
Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

November 15, 2026

A ndërton dhuna një shumicë demokratike?

November 15, 2026
Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

November 15, 2026
“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

November 15, 2026
Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

November 15, 2026
Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

November 15, 2026
12 liderë të APEC-ut do të marrin pjesë në Samitin e Drejtuesve Ekzekutivë në Shenzhen

12 liderë të APEC-ut do të marrin pjesë në Samitin e Drejtuesve Ekzekutivë në Shenzhen

November 15, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Koçiu e Demo imponojnë respekt”/ Leka: Spiropali ngriti “shkelmat” ndaj Ramës kur iu prishën interesat

November 15, 2026
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Çështja e Luiz Ejllit përfundon në GJL, Prokuroria nuk pranon pafajësinë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Çështja e Luiz Ejllit përfundon në GJL, Prokuroria nuk pranon pafajësinë

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In